LAJMI I FUNDIT:

Largimi i doracakëve për edukimin seksual, Abdixhiku: Komunat e detyruan Qeverinë të ndryshoj pozicion radikalisht

Largimi i doracakëve për edukimin seksual, Abdixhiku: Komunat e detyruan Qeverinë të ndryshoj pozicion radikalisht

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka nxjerrë vendim për rishikimin e doracakëve ‘Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues’, të miratuar në vitin 2020. Kësisoj, MASHTI bën të ditur se mësimdhënësit dhe prindërit se doracakët do të largohen nga përdorimi dhe nga faqja zyrtare e MASHTI-t deri në përfundim të rishikimit.

Pas vendimit të MASHTI-it, një reagim e ka bërë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili thotë se komunat kanë detyruar Qeverinë të ndryshojë pozicionin, transmeton Telegrafi.

“Dua të shpreh falënderim publik e mirënjohje të 9 komunave të udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale – dhe kështu detyruan Qeverinë të ndryshoj pozicion radikalisht! Nga insistimi mbrojtës i përmbajtjes së teksteve në Kuvend, tek tërheqja e plotë e tyre”, ka pohuar ai.


Kreu i LDK-së, ka shprehur mirënjohje për komunën e Prishtinës, Pejës, Lipjanit, Istogut, Vitisë, Fushë Kosovës, Obiliqit, Junikut e Dragashit.

“Falënderoj dhe qytetarët e Kosovës për reagimin e shpejtë e të vendosur; dhe kështu bërjen qartë të orientimin e popullit të Kosovës. Pas 9 shkurtit, si Qeveri e Ndryshimit, do të përmirësojmë përmbajtjen e teksteve në fjalë në nivel nacional! Si parti e qendrës së djathtë, familja dhe fëmija do të jenë dhe të mbrojtur dhe të përkujdesur”, thuhet në reagimin e tij.

Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit
Lexo po ashtu Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Së fundi, në opinion ishin krijuar debate të ashpra mbi përmbajtjen që kanë pasur doracakët: “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për nivele të ndryshme arsimore, duke përfshirë klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori