Adresimi i sfidave që lidhen me menaxhimin aktual të varrezave është diskutuar në takimin që zyrtarët komunalë të Prizrenit kanë zhvilluar me përfaqësuesit e bashkësive fetare, të lehtësuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë komunalë, kanë zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësuesit e bashkësive fetare të kësaj komune, të fascilituar nga OSBE-ja, për të diskutuar rreth sfidave dhe praktikave më të mira në hartimin e rregulloreve për mirëmbajtjen e varrezave dhe zbatimin e tyre, raporton Telegrafi.
“Gjatë takimit, shqyrtuan gjithashtu nevojën e funksionalizimit të varrezave të reja sa më parë në fshatin Landovicë, për krijimin e kushteve të denja për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Kryetari Totaj dy muaj më parë pat njoftuar se pas shpronësimit, prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë është bartur në emër të komunës. Sipas tij në këtë mënyrë janë krijuar mundësitë për zgjidhjen e një problemi që ka brengosur qytetarët prej shumë vitesh.
“Kjo hapësirë do të përdoret për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën tonë”, qe shprehur Totaj.
Telegrafi ka raportuar se si autoritetet komunale të Prizrenit para më shumë se një dekade patën hartuar një projekt ambicioz për bartjen e varrezave të qytetit në Landovicë, si rrjedhojë e kërkesave të shumta të komunitetit. Me këtë projekt synohej që çështja e varrezave të zgjidhet së paku për pesë dekadat e ardhshme, për tri bashkësitë fetare. Por projekti në fjalë ende nuk është jetësuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Kosova luan 'ndeshjen e jetës' në udhëtim te Rumania
Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'
Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët