LAJMI I FUNDIT:

Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së

Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala ka folur për “Ujku i Çeliktë”, ushtrimin fushor të fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ku është demostruar bashkëveprimi i njësive brenda regjimentit.

Ai ka thënë se në këtë ushtrim janë përdorur automjete të ndryshme dhe armatime të kalibrave të ndryshëm.

“Është përdor armatimi i cili është në dispozicion për njësitë përkatëse të këmbësorisë”, ka thënë ai.


“Qëllimi i ushtrimit fushorë ka qenë neutralizimi i sulmit që vjen nga një pozicion i caktuar. Harmonizimi, komunikimi, koordinimi i veprimeve përkatëse në teren të njësive përkatëse në kuadër të këtij regjimenti”, është shprehur ai.

Shala tutje ka thënë se në këtë ushtrim FSK ka dëshmuar aftësitë e saj sepse ky regjiment ka pas të jetë pjesë e “Deffender 2024”.

“Ujku i Çeliktë” është realizuar nën mbikëqyrjen e lartë të NATO-s ka thënë Shala.

Ai ka thënë se synimet janë që nën administratën Trump FSK të përfundoj fazën transitore dhe  të bëhet ushtri dhe gjithashtu të bëhet pjesë e NATO-s.

“Procedura politike është ajo si pengesë kryesore sepse proceduren administrative, ushtarake profesionale FSK-ja e ka të përmbyllur. Ne e kemi një fat se s’jemi sikur shtetet e tjera të jemi pjesë e Programit për Partneritet dhe Paqe për arsye se të gjitha shtetet të cilat janë në kuadër të programit për partneritet dhe paqe janë ato që kanë doktrinë sovjetike, kanë një doktrinë jo të NATO-s. FSK-ja e ka një të mirë që nga shpërbërja e UÇK-së në TMK dhe avancimi i saj në FSK në misionin e saj të parë dhe tani në të dytin… është e kompletuar sipas doktrinës amerikane dhe që ne mund të kalojmë me një hap të përshpejtuar drejt avancimit të këtij qëllimi që do të arrihet përmes administratës së presidentit Trump”, ka thënë Shala.

Ismet Ibishi

Derisa eksperti i sigurisë, Ismet Ibishi duke komentuar ndarjen e buxhetit për FSK-në për vitin 2025 ka thënë se 4% e bruto produktit zakonisht ndahet për ushtritë, përfshi ato të rajonit, ndërsa tek ne sipas tij tash është rritur rreth 2% e bruto produktit.

“Është diku gjysma e asaj që janë praktikat e shteteve që ndajnë për ushtri, pra është një mesatare (4%)”, ka thënë ai.

“Është një minimum, është pak, në veçanti kur ne kemi një ushtri që është relativisht shumë e re dhe s’ka trashëguar asgjë prej ish-Jugosllavisë sikur që kanë trashëguar shumë shtete të tjera të pas Jugosllavisë. Ka nevojë të pajiset ushtria me shumë armatim, nëse ia shtojmë edhe situatën e sigurisë në rajon që është mjaft e brishtë edhe që paraqet rrezik duke parë qartë pretendimet e hapura që kanë treguar siç është Serbia ma konkretisht”, ka thënë ai./ Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori