LAJMI I FUNDIT:

Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut

Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut

Banka Ekonomike sot ka shënuar një moment të veçantë dhe historik duke inauguruar degën e saj të re në Mitrovicën e Veriut, dhe duke zgjeruar edhe më tej rrjetin e saj në të gjithë territorin e Kosovës.

Kjo degë e re vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për të ofruar shërbime lehtë të qasshme dhe mbështetje financiare për qytetarët dhe bizneset e kësaj zone.

Si një nga institucionet kryesore financiare në vend, aktualisht, Banka operon me një rrjet prej 33 njësish bankare, përfshirë 7 degë në qendrat kryesore dhe 26 nën-degë të shpërndara në komunitete më të vogla, duke u mundësuar qytetarëve qasje të shpejtë dhe të sigurt në shërbimet bankare.

Me mbi 150,000 klientë të rregullt, 65 ATM dhe mbi 1,638 POS terminale në të gjithë Kosovën, Banka Ekonomike mbetet një nga institucionet më të besueshme dhe të qasshme për klientët e saj.

Hapja e degës në Mitrovicën e Veriut është një hap tjetër drejt misionit të Bankës për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të çdo zone të Kosovës dhe për të krijuar mundësi të reja për klientët e saj.