Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar dy takimeve bilaterale në Baku gjatë punimeve të COP29, ku është diskutuar një çështje madhore në interes të katër vendeve të Korridorit të 8.
Balluku thotë se projektet e nisura duhet të përfundojnë sa më shpejt, për t’u përshtatur me nevojat që ka tregu.
“Takime bilaterale me dy kolegët Sanja Bozinovska dhe Vladimir Malinov shërbyen për të diskutuar një çështje madhore që është në interes të të katër vendeve të Korridorit të 8. Linjat e interkoneksionit që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë. Në të dy takimet bilaterale ramë dakord se është momenti për të ecur sa më shpejt me këtë interkoneksion të rëndësishëm, i cili është pjesë e Korridorit të 8, ashtu siç janë hekurudhat dhe autostradat. Ndërkohë, projektet e nisura për ndërtimin e linjave të interkoneksionit duhet të përfundojnë sa më shpejt, duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve gjeneruese në të gjitha vendet e Korridorit të 8 dhe nevojat që ka tregu i këtyre vendeve për më shumë energji”, thotë Balluku në postimin në rrjetet sociale.
Dhjetëra liderë morën pjesë Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, e njohur si COP29, në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Ata diskutuan se si të frenohet kriza klimatike dhe të zbuten pasojat e saj, të cilat përfshijnë përmbytjet më të shpeshta dhe të rënda, ciklonet, zjarret në pyje, valët e të nxehtit dhe thatësirat. Samiti synon gjithashtu të adresojë angazhimet e reja financiare për vendet e varfra që janë veçanërisht të prekura nga ndryshimet klimatike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje