Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë inspektuar punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë. Në këto dy klinika të reja pritet të ofrohen shërbime të cilat më herët pacientët i kanë marr jashtë vendit, për shkak se ato nuk ofrohen aktualisht në shëndetësinë kosovare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se ky projekt ka vlerën 4.3 milionë euro dhe pritet të përfundoj brenda 24 muajve.
“Ky projekt e ka vlerën totale prej afër 4.3 milionë euro dhe do të ofroj shërbime me standardet më të larta shëndetësore për trajtimin e pacientëve… të cilat tash do të fillojnë të trajtohen edhe në Republikën tonë e jo qytetarët në vend që të shkojnë në spital për shërim të mendojnë se me cilën avio-kompani do të udhëtojnë jashtë vendit siç ka ndodhur në këto më shumë se dy dekada. Pra, do të ketë qasje në shërbime të reja të cilat aktualisht nuk janë të disponueshme në vendin tonë.
Ky është kapërcimi më i rëndësishëm që po bëhet në investimet në shëndetësi… Do t’i ketë tri nivele ndërtesa, bodrumin, përdhesen dhe katin e parë… Nefrologjia e zë hapësirën prej 1094 metra katror në përdhesë, Hematologjia që është në katin e parë sipërfaqe prej 1610 metra katror dhe investimi ka sipërfaqen e përgjithshme prej 3 mijë e 760 metra katror. Afati i kontratës 48 muaj, kohëzgjatje e implementimit 36 muaj, por neve këtu na u tha se kjo do të shkurtohet dhe në fakt synimi është të përmbyllet për 24 muaj”, tha ai.
Sipas tij, është me rëndësi të theksohet që në bodrum do t’i ketë disa zona kryesore, depon për materialet shpenzuese, diagnostikën për Nefrologji dhe Hemato-onkologji.
“Ndërkaq, në përdhesë është Reparti i Nefrologjisë, edhe aty do të jetë edhe hyrja kryesore dhe përmbajtjet e përbashkëta për komunikim vertikal, si dhe lidhja e drejtpërdrejtë me Repartin e Dializës, përmes korridorit. Ndërkaq, kati i parë është Reparti Hematoonkologjisë, me përmbajtjet përcjellëse përfshirë edhe këtë ndërtimin mbi përdhesën ekzistuese, dializa ekzistuese në këtë zonën e izolimit.
Janë shërbimet e reja që janë synimi jonë, sepse zhvillimi, investimi bëhet me pacientin në qendër, është shërbimi plazmaferezës, që për herë të parë do të ofrohet në Kosovë, dhe po angazhohemi që të ofrohet edhe biopsia e veshkës. Dhe tjetra është transplantimi autolog i palcës kockore për leukemitë akute, një mundësi që më parë siç e fillova këtë fjalë timen i dërgonte pacientët tanë ashtë vendit për trajtim, por me përfundimin e këtij projekti do të zhvillohet brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, tha ai.
“….Unë i përgëzoj edhe QKUK-në, edhe ShSKUK-në, edhe drejtoreshën edhe jemi shumë falënderues për këtë bashkëpunim që e kemi midis QKUK-së, ShSKUK-së, drejtorëve të klinikave, stafit shëndetësor, edhe mjekëve edhe infermierëve, Ministrisë së Shëndetësisë, deputetëve të Kuvendit, ku na është bashkuar edhe Fatmire Kollçaku Mulhaxha, dhe gjithashtu edhe njëkohësisht punë kryesit të cilët pra do të punojnë me efikasitet edhe cilësi të paparë më herët për shkak se planifikimin tre vjeçar do ta bëjnë për dy vjet”, tha ndër të tjera kryeministri.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se këto investime në infrastrukturën e shëndetësisë po bëhen sipas standardeve bashkëkohore.
“Shumica e objekteve janë objekte të ndërtuara katër, pesë e gjashtë dekada e më shumë dhe ato nuk i kanë plotësuar as për së afërmi kushtet bazike për një shërbim cilësor dhe bashkëkohor qysh e meritojnë qytetarët e Republikës dhe kjo është e mira që çdo investim që bëhet sot. Çdo transforimim apo renovim në klinika, ndërtimet e reja të gjitha këto kushte përfshirë edhe komponentin e digjitalizimit sepse jemi duke punuar vazhdimisht edhe në komponentin e SISH-it si një parakusht i domosdoshëm për sigurimet shëndetësore”, theksoi ajo.
Drejtoresha e Hematologjisë, Afërdita Ukimeraj u shpreh se kjo klinikë ka pas nevojë për hapësira me qëllim të trajtimit më dinjitoz të pacientëve.
“Punimet po shkojnë shumë mirë, ecuri të paparashikuar si duket para dy viteve do të përfundoj ndërtimi. Klinika e Hematologjisë është një prej klinikave që ka pas nevojë të domosdoshme për një rritje të hapësirave për një trajtim sa më dinjitoz të të sëmurëve hemato-onklogjikë sepse është një patologji që kërkon kujdes të veçantë prej të gjithë neve”, theksoi Ukimeraj.
Javë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është përuruar edhe Klinika e Ortopedisë. Ndërsa, gjatë këtij viti janë bërë renovime në Klinikën e Gjinekologjisë, Emergjencës etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A