LAJMI I FUNDIT:

Pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale, Trump: Nuk do të rikandidoj, përveç nëse ndryshon diçka

Pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale, Trump: Nuk do të rikandidoj, përveç nëse ndryshon diçka

(E plotësuar) – Duke folur në përfundim të takimit të republikanëve, Donald Trump iu referua sugjerimeve se ai mund të përpiqet të kandidojë sërish, pavarësisht kufizimit me dy mandate që ekziston për presidentët.

“Dyshoj se do të kandidoj përsëri, përveç nëse thoni, ‘ai është aq i mirë, duhet të ndryshojmë diçka’”, tha ai.

Komentet u pritën me të qeshura gjersa shtoi se “njerëzit që po largohen tani në fund të sallës do të shkruajnë se unë thashë kështu”, shkruan skynews.


Ai foli për krenarinë që ndjen për fitoren me një diferencë kaq të madhe.

“Është mirë të fitosh. Gjithmonë është mirë të fitosh”, tha 78-vjeçari.

Trump: Rezultati nuk mund të ishte më i mirë

Donald Trump është takuar në Uashington me zyrtarë të lartë të partisë republikane pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ai e nis fjalimin duke vlerësuar përpjekjet e ekipit gjersa ka lavdëruar vetveten dhe republikanët për rezultatin zgjedhor.

“Ne fituam [votimin popullor], gjë që është e mrekullueshme sepse republikanët nuk supozohet se do të fitojnë shumicën”, tha 78-vjeçari.

Presidenti i zgjedhur amerikan feston triumfin në shtatë shtete të ashtuquajtura “të pavendosura”, shkruan skynews.

“Nuk mund të ishte më mirë. Ne fituam një shumicë të madhe, gjë që është e mrekullueshme sepse republikanët nuk supozohet se do të fitojnë shumicën”, thotë ai.

Partia republikane ka siguruar presidencën, Senatin dhe është në prag të sigurimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ndryshe, Trump ka fituar në zgjedhjet presidenciale amerikane kundër kandidates republikane, Kamala Harris. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori