Një muzikante e re, Tanea Wallace, tregoi në një dokumentar të ri të TMZ se pa të mitur – të cilët i përshkruan si “persona të vegjël” – në një festë të mbajtur nga Sean Combs i njohur si P. Diddy në vitin 2018.
“Unë ktheva kokën në të djathtë dhe në një cep pashë sikur…dhe thash me veten a janë këta xhuxhë?”, tha Wallace për TMZ-në. Ajo shtoi se të pranishmit “ishin të vegjël”, dhe theksoi: “Nuk dua të them shumë. Përdorni logjikën e zakonshme. Ishin veshur si ‘Harajuku Barbies’, me buzë të kuqe, duken shumë seksi, të zbuluara dhe të lezetshme. Mbeta pa fjalë!”.
Avokatët e Diddy-t e kanë hedhur poshtë pretendimin e Wallace si “kategorikisht të pavërtetë”, duke i quajtur akuzat ndaj tij si “inskenim të pastër”, shkruan DailyMail.
Kur e pyetën për rolin e fëmijëve në atë festë, Wallace tha se “po admiroheshin” dhe “po fshiheshin”. Ajo shtoi: “Isha habitur, sepse ishte një festë për të rritur”. Wallace përshkroi gjithashtu skena ku disa nga të ftuarit po kryenin marrëdhënie seksuale, shumë prej tyre të dehur ose të droguar, ndërsa festa zgjati deri në orën 7 të mëngjesit.
Harajuku është një distrikt në Shibuya, Tokio, i njohur për modën rinore dhe kulturën japoneze. Termi “Harajuku Barbie” është i lidhur me reperen Nicki Minaj, që e përshkroi këtë stil si një përzierje mes kulturës së lirë të Harajuku-së dhe një Barbie seksi.
Pretendimet e Wallace janë transmetuar në dokumentarin e titulluar “TMZ Presents The Downfall of Diddy: Inside the Freak Offs”, në platformën Tubi.
Avokatët e Combs kanë kundërshtuar akuzat e Wallace, duke thënë: “Zonja Tanea Wallace nuk ka besueshmëri dhe pretendimet e saj për ‘festat ekstreme’ dhe të miturit janë plotësisht të pavërteta”.
“Sean Combs nuk mund të përgjigjet ndaj çdo akuze për publicitet, edhe ndaj atyre që janë dukshëm të pabazuara. Ai është plotësisht i sigurt në faktet dhe në integritetin e procesit gjyqësor. E vërteta do të triumfojë në gjykatë: akuzat kundër tij janë inskenim i pastër”.
Një ish-modele e revistës “Playboy” gjithashtu ka treguar në një podcast të DailyMail se takoi Diddy-n në një klub në Tokio, ku u ftua të merrte pjesë në një “festë ekstreme”. Rachel Kennedy tregoi se takoi reperin në një klub të quajtur ‘Seventh Heaven’, ku ajo punonte si balerinë, dhe se më pas u ftua në një festë që doli të ishte shumë më intime se sa e priste.
Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, këmbëngul se është akuzuar padrejtësisht. Reperi 55-vjeçar pretendon se, edhe pse festat ekstreme janë të diskutueshme, të gjitha kanë qenë me pëlqim të të gjithë pjesëmarrësve. Megjithatë, dhjetëra gra kanë deklaruar të kundërtën.
Ai është gjithashtu i akuzuar nga dëshmitarë të jurisë për abuzim të yjeve të rinj, por këto pretendime nuk janë vërtetuar.
Diddy, i cili së fundmi festoi 55-vjetorin e tij në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Brooklyn-it, është duke pritur gjykimin për akuzat federale të trafikimit seksual dhe krimit të organizuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
“Është budalla, e rrah gruaja”, Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s’kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje