LAJMI I FUNDIT:

Shefi i NATO-s thotë se lidhjet e Rusisë me Korenë e Veriut, Iranin e Kinën po kërcënojnë paqen

Shefi i NATO-s thotë se lidhjet e Rusisë me Korenë e Veriut, Iranin e Kinën po kërcënojnë paqen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se lidhjet e Rusisë me Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën po kërcënojnë paqen në tërë botën.

Gjatë një konference të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, Rutte tha se Rusia po vazhdon luftën në Ukrainë – madje është afruar edhe më shumë me aleatët e saj Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut, transmeton Telegrafi.

“Pasi i janë dërguar municion dhe raketa, Koreja e Veriut tani ka dërguar trupa për të luftuar përkrah rusëve në Ukrainë”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.


Si kompensim, Rusia i ka ofruar Koresë së Veriut fonde dhe teknologji për ndërtimin e raketave – që sipas Rutte është një veprim shumë brengosës.

“Këto raketa janë kërcënim i drejtpërdrejt për SHBA-në, Evropën dhe pjesët tjera”, shtoi ai.

Rutte tha se ukrainasit plagosen dhe vriten çdo ditë nga dronët Shahed që i ka siguruar Rusia nga Irani.

“Në të njëjtën kohë, Kina mbështet ekonominë ruse dhe i mundëson industrisë së mbrojtjes”. Rusia po punon me Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën, që nuk kërcënojnë vetëm Evropën, por kërcënojnë paqen dhe sigurinë në pjesë tjera”, tha për fund Rutte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori