Komisioni Evropian ka publikuar raportin e tij të fundit mbi progresin e Kosovës drejt procesit të integrimit evropian, ku sipas BQK janë vlerësuar zhvillimet kryesore të sistemit financiar dhe të këtij institucioni, duke identifikuar fushat që kërkojnë përafrim të mëtejshëm me standardet e BE-së.
Sipas një njoftimi të BQK-së, thuhet se raporti vlerëson sistemin bankar si të qëndrueshëm dhe me një ritëm të fuqishëm të zgjerimit, me nivele të larta kapitalizimi dhe rritje të konsiderueshme të kreditimit dhe depozitave në krahasim me vitet paraprake.
“Në këtë kontest, vlerësohet miratimi i Rregullores për Menaxhimin e Rrezikut të Likuiditetit dhe sugjerohet puna e vazhdueshme për zbatimin e Direktivës dhe Rregullores për Kërkesat Kapitale.
Raporti në veçanti vlerëson progresin e konsiderueshëm në krijimin e një strukture të adekuate të qeverisjes së BQK-së pas emërimit të Guvernatorit të ri dhe kompletimit të Bordit Ekzekutiv. Për më tepër, sipas Raportit, Plani i ri Strategjik pesëvjeçar i BQK-së, i lansuar në fund të vitit 2023, pritet të forcojë efikasitetin e saj operacional”, thuhet në njoftim.
BQK thekson se raporti vlerëson kontributin e Bankës Qendërore të Kosovës, në trajtimin e pastrimit të parave përmes miratimit të kornizës mbikëqyrëse të bazuar në rrezik dhe nënshkrimit të një Memorandumi të Mirëkuptimit me Njësinë e Inteligjencës Financiare që përforcon edhe më tej përkushtimin e vendit ndaj standardeve ndërkombëtare në luftimin e krimeve financiare.
“Në këtë kontekst, raporti vlerëson progresin e BQK-së në luftimin e falsifikimit të parasë dhe tërheqjen nga qarkullimi të parave të falsifikuara.
Raporti përmend edhe avancimet tjera si mundësimi i IBAN te IFJB-të që shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve të pagesave dhe përfshirjes financiare. Gjithashtu vlerëson anëtarësimin e BQK-së në Rrjetin e Financave dhe Bankingut të Qëndrueshëm që përafron sistemin financiar me standardet ndërkombëtare të qëndrueshmërisë përmes integrimit të parimeve të ESG në sektorin bankar”, thuhet në njoftim.
Raporti identifikon edhe disa sfida, duke përfshirë monitorimin e rritjes së kredive dhe përafrimin e legjislacionit në fushat e sigurimeve, pagesave dhe tregjeve të kapitalit.
BQK konfirmon përkushtimin e saj për të vijuar zhvillimin e kornizës ligjore dhe financiare për mbështetjen e “rritjes ekonomike dhe stabilitetit afatgjatë në përputhje me mandatin e saj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme