Porosia nga Brukseli është shumë pozitiv se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, si dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, por duhet t’i kryejmë detyrat që i kemi si vend për ta kaluar këtë fazë dhe të hapim një faqe të re në procesin e anëtarësimit të Bashkimit Evropian, deklaroi për Agjencionin Informativ të Lajmeve, zëvendëskryeministri për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai i cili po qëndron për vizitë pune në Bruksel me ftesë së tink-tenkut “Miqtë e Evropës”.
Ai theksoi se është ftuar të marrë pjesë në konferencën vjetore “Miqtë e Evropës” kushtuar situatave në Evropë, në kuadër të së cilës ka marrë pjesë edhe në një darkë gala së bashku me përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, sektorit privat, NATO-s dhe SHBA-së.
“Kemi pranuar mesazhe të qarta se ekziston një momentum që nuk ishte më parë, për të vazhduar rrugën evropiane të vendit tonë dhe për të integruar Ballkanin Perëndimor në BE. Fatkeqësisht, këto mundësi lindën pas pushtimit rus të Ukrainës dhe tashmë të gjithë në Bruksel dhe në të gjitha kryeqytetet e BE-së e kuptojnë rëndësinë e këtij momentumi, rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe në një farë mënyrë edhe kohezionin politik të kontinentit evropian”, theksoi Fetai.
Zëvendëskryeministri informoi se mesazhe të ngjashme i janë dërguar edhe në Konferencën për situatat në Evropë, në kuadër të së cilës është mbajtur edhe një panel kushtuar politikës së zgjerimit të BE-së.
“Mesazhet ishin të qarta se ka një momentum të jashtëzakonshëm, të cilin ne duhet ta përdorim si Ballkan Perëndimor dhe të përfundojmë pjesën tjetër të detyrimeve tona. Ajo që pritet prej nesh dihet. Duhet të finalizojmë ndryshimet kushtetuese, me çka përfundimisht do të hapen negociatat me BE-në”, ka shtuar Fetai.
Ai pati takime edhe me raportuesin e ri të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, eurodeputetin Tomas Vojc i cili vjen nga partia e Gjelbër austriake, si dhe me “miken e vjetër të vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor”, Ulrike Lunaçek e cila siç theksoi, “është përfaqësuese e madhe e politikës së zgjerimit të BE-së”.
“Z. Vajc më premtoi se do të ndjek linjën e grupit të tij parlamentar në Parlamentin Evropian dhe do të ketë qasje konstruktive dhe kritike në ato fusha ku kemi mungesa”, tha Fetai.
Në takim është biseduar edhe për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, ku Vajc ka premtuar se në këtë drejtim do të ndihmojë në zgjidhjen e “gjendjes së jashtëzakonshme të trashëguar nga pushteti i LSDM-së dhe BDI-së”, të cilët, sipas Fetait, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
“Në vitin 2023 nuk kemi pasur aktgjykime për çështje të korrupsionit sepse e kanë ndryshuar Kodin penal për shkak të pazareve politike dhe neve na mbetet t’i zgjedhim këto dëme që trashëguam në gjyqësor, prokurori dhe Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha Fetai.
Sipas tij, të gjitha këto ligje janë pjesë e agjendës sonë reformuese për afrimin drejt Bashkimit Evropian, të cilët duhet të shndërrohen në rezultate konkrete deri në fund të këtij viti. Sa i përket vlerësimit në Raportin për progresin e vendit në rrugën evropiane se ka një polarizim të shoqërisë sonë, Fetai vlerësoi se edhe kërcënimi për jetën e tij që i është drejtuar atij është dëshmi i atij polarizimi.
“Kjo tregon se forcat ekstremiste, si partia “E Majta” (Levica) kanë arritur t’i polarizojnë njerëzit, t’i polarizojnë qytetarët dhe komunitetet mes tyre. Kjo nuk është agjendë që duhet ndjekur nga Maqedonia e Veriut e cila ka për qëllim të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo është agjendë ruse dhe kjo duhet thënë. Forcat proruse dhe ekstremiste në vendin tonë duhet të injorohen plotësisht, unë refuzoj të komunikoj me Të Majtën edhe pse ata më kanë etiketuar për shumë gjëra, se nuk kam nënshtetësi të Maqedonisë, që ishte një lajm pastër i rrejshëm. Unë jam shtetas i Maqedonisë dhe kam qenë gjithmonë qytetar i Maqedonisë. Më etiketuan si spiun të (kryeministrit të Kosovës) Albin Kurtit dhe nuk e di çfarë marrëzira tjera”, ka thënë Fetai.
Ai ka thënë se në Belgjikë forcat demokratike dhe partitë tradicionale demokratike refuzojnë të komunikojnë me ekstremin e djathtë, shembull që duhet ndjekur edhe në vendin tonë.
“Nuk do të doja të debatoja me deputetët e Të Majtës në Parlament. Unë i anashkaloj deputetët e Të Majtës, nuk e marr parasysh asnjë kritikë të tyre, sepse bëhen faktor kur i komenton dhe kur ju përgjigjesh. Ata duhen injoruar, por duhet të ndërmerren masa edhe lidhur me përhapjen e dezinformatave ruse në vendin tonë. Mediat tona, e them me keqardhje edhe mediat maqedonase, disa prej tyre, ndajnë dezinformata ruse, sikur të jenë informacione klasike”, shtoi zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë.
Fetai ka thënë se bëhet fjalë për përhapje të propagandës dhe prandaj duhet të ndërmerren masa, ndërsa ka paralajmëruar se do të iniciojë iniciativa për “zgjidhjen e problemit me dezinformatat dhe propagandën ruse në vendin tonë”.
“Nuk është normale që mediat në një vend që përpiqet të hapë negociatat me Bashkimin Evropian të përhapin propagandë ruse në mënyrë brutale dhe pa u cituar burimi të shpërndahet “Sputnik” ose “Rasha tudej” kur e dimë se cilat janë qëllimet e tyre. Qëllimet e tyre janë të mbyllin rrugën evropiane, ata janë forca anti NATO, anti BE, anti SHBA dhe ne duhet të vendosim vija të kuqe dhe t’i ndalojmë përpjekjet e tilla destabilizuese, sepse qëllimi i tyre përfundimtar është destabilizimi i vendit dhe largimi nga rruga perëndimore, evropiane dhe nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, ka thënë mes tjerash Fetai.
Në lidhje me vërejtjet e Komisionit Evropian për përdorimin e tepruar të instrumentit “Flamuri evropian” për miratimin e ligjeve në procedurë të shkurtuar që jo gjithmonë ndërlidhen me harmonizimin e legjislacionit të BE-së, Fetai theksoi se ajo procedurë, fatkeqësisht është keqpërdorur nga qeveria e kaluar.
“Përsëri për fat të keq, duhet të pranojmë se ne si qeveri e re i kemi miratuar ligjet në procedurë të shpejtë, pra pa diskutim në Kuvend. Shumë nga ligjet e para që kemi dorëzuar nga qeveria në Kuvend kanë qenë me procedurë të shkurtuar. Kjo ka të bëjë me urgjencën që jemi përballë. E dini se kemi hasur në një buxhet të masakruar nga qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së gjatë vitit zgjedhor për arsye thjesht elektorale”, ka shtuar Fetai.
Sipas tij, për këto arsye, Qeveria e re duhej të merrte masa për ta riparuar situatën në institucione dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë, por që në seancë të qeverisë u arrit marrëveshje që procedura e shkurtuar për miratimin e ligjeve të përdoret sa më pak të jetë e mundur, të respektohen afatet ligjore dhe për të përfshirë shoqërinë civile në ato procese.
“Për të pasur një qasje transparente dhe gjithëpërfshirëse në procesin legjislativ, këto duhet të jenë standarde edhe për ne si Maqedoni e Veriut. Kjo është kërkesë evropiane, por mbi të gjitha edhe kërkesë e jonë si qeveri e re- qasja ndaj legjislacionit të jetë transparente, gjithëpërfshirëse dhe në mbrojtje të interesit të përgjithshëm”, thekson Fetai për AIM-n.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj