Produktet e konsumit kanë shënuar ngritje në tetor 0.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,2 për qind në muajin tetor të këtij viti.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës ngritje të çmimeve në tetor kanë shënuar kafja, çaji dhe kakao me 11,3 për qind, ndërsa biletat e fluturimeve 10,9 për qind, përcjell KosovaPress.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës edhe shërbimet financiare kanë shënuar ngritje 9,1 per qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 6,2 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 5,1 për qind.
Po ashtu sipas ASK-së ngritje të çmimeve pati edhe për pijet alkoolike me 3,7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 3,6 për qind, mishi 3,1 për qind, duhani 3 për qind, për veshje 2,4 për qind, buka dhe drithërat 1,7 për qind dhe shërbimet hoteliere 1,4 për qind me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,4 %në muajin Tetor 2024 krahasuar me muajin Tetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (11,3%), biletat e fluturimeve (10,9%), shërbimet financiare (9,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,2%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,1%), pijet alkoolike (3,7%), qumështi, djathi dhe vezët (3,6%), mishi (3,1%), duhani (3,0%), kujdesi personal (2,9%), veshje (2,4%), buka dhe drithërat (1,7%) dhe shërbimet hoteliere (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it”,thuhet në raportin e ASK-së.
Në raport thuhet po ashtu se rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 14 për qind, blerja e automjeteve 3,6 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 2,3 për qind, këpucë 1,9 për qind, perimet 0,6 për qind dhe gjërat personale 0,4 për qind. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje