“Presim që vendi kandidat Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën ashtu siç është premtuar, asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, thotë kandidatja sllovene për komisionere evropiane për zgjerimin e BE-së, Marta Kos.
“Përgjigja është e qartë dhe përgjigja është pjesë e raporteve të zgjerimit të këtij viti”, theksoi ajo.
“Shteti i së drejtës, respektimi i të drejtave të njeriut, e drejta e pakicave, përsëri neni 2, është baza. Prandaj, presim që qeveria e Maqedonisë së Veriut ta përmbushë këtë kërkesë”, tha Marta Kos, gjatë seancës për konfirmimin e kandidaturës së saj, duke iu përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve bullgarë.
Kos u pyet nga eurodeputetët bullgarë se si do të zgjidhen çështjet dypalëshe midis vendeve anëtare dhe vendeve kandidate, siç është rasti midis Sofjes dhe Shkupit, dhe nëse ajo, nëse konfirmohet si Komisionere Evropiane për Zgjerimin, do të punojë për të respektuar të drejtat e bullgarëve në Maqedonia e Veriut.
“Përmbushja e detyrimeve është shumë e rëndësishme. Kur flas për bilateralizimin e mosmarrëveshjeve të mundshme ndërmjet shteteve anëtare dhe vendeve kandidate, interesi i shteteve anëtare sigurisht vjen i pari. Ajo që shoh dhe do të jetë detyra ime nëse konfirmohem si Komisionere Evropian, unë dhe kolegët e mi do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mos importuar çështje dypalëshe në procesin e zgjerimit. Por ne kemi një situatë si në vendin tuaj ku e gjithë kjo është pjesë. Sapo të kemi procesin e negociatave kemi në dispozicion më shumë mjete për të ndihmuar vendet kandidate, por edhe vendet anëtare për të arritur një zgjidhje. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk mund të vendos një datë se sa do të zgjasë ai zhvillim, por duhet të kapërcejmë keqkuptimet bazuar në vlerat tona”, tha Kos.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje