LAJMI I FUNDIT:

21 Janari, Basha: Nuk jam thirrur nga SPAK, nuk kam frikë nga hetimet

21 Janari, Basha: Nuk jam thirrur nga SPAK, nuk kam frikë nga hetimet
Foto: Arkiv

Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka deklaruar se ende nuk ka marrë ftesë nga Prokuroria e Posaçme SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet për ngjarjet e 21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë pesë protestues.

Në hyrje të parlamentit, Basha theksoi se është në dispozicion të organit të akuzës dhe theksoi se duhet të mbyllet njëherë e mirë epoka e imunitetit parlamentar.

“Jo, deri tani nuk kam marrë asnjë ftesë nga SPAK, por jam në dispozicion të tij”, tha Basha, i cili gjithashtu shpjegoi se “duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar”. Ish-kryetari i PD-së nënvizoi rëndësinë e reformës për heqjen e imunitetit të deputetëve, duke theksuar se kjo do të parandalohej mundësinë për abuzime dhe arratisje nga drejtësia, siç ndodhi, sipas tij, me figura të tilla si ish-ministri Arben Ahmetaj.


“Ne kemi paraqitur një propozim në Kuvend për të hequr imunitetin e deputetëve, por ai mbetet i kyçur në sirtar. Heqja e imunitetit është e domosdoshme për të garantuar që ata që kanë shkelur ligjin të mund të dalin para drejtësisë”, tha Basha.

Në lidhje me mundësinë e përfshirjes së tij në hetimet e dosjes “21 Janari”, Basha theksoi se nuk ka frikë nga hetimet, duke thënë se “frikë kanë ata që kanë shkelur ligjin”. Ai e mbylli fjalën e tij duke shtuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me SPAK për çdo hetim, nëse kërkohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori