Kallëzim penal ndaj zyrtarit policor nga Koçani i cili nuk paguante në pikëpagesat rrugore
Punonjës i MPB-së në pozitën Udhëheqës i Departamentit për Inteligjencë Kriminale, Statistikë dhe Dokumentacion në Repartin e Policisë Koçan – Shtip, më 11.07.2024, në disa raste me automjetin e tij privat ka kaluar në pikat e pagesës rrugore në Kadrifakovë dhe Preod pa paguar biletë.
Të punësuarve në pikat pagesore u ka treguar vetëm legjitimacionin. Kjo shihet edhe në videon e publikuar nga MPB.
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se kjo që po ndodhë është e turpshme ndërsa shtoi se sado që duket se po luftojmë krimin e vogël, para së gjithash duhet të tregojmë se po luftojmë gjithçka që është e rëndësishme për qytetarët tanë.
“Me vjen turp. Procedurat për të keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar në këtë mënyrë janë vërtet të turpshme. Nëse një zdrukthëtar mund të paguaje biletën apo ndonjë grua që punon në cilindo Institucion privat mund të paguaje biletën rrugor apo cilido qytetarë i vendit mund të paguaje biletën rrugor, e ka patjetër të paguaje edhe çdonjëri që është i punësuar në MPB. Ky kallëzim penal është tregues se po përpiqemi realisht t’i luftojmë të gjitha ato abuzime brenda institucioneve që kanë ndodhur shumë vite më herët. Nëse kemi rënë dakord që duhet të paguajmë biletën rrugore, duhet të paguajmë”, tha Pançe Toshkovski, ministri i Punëve të Brendshme.
Ky nuk është rasti i vetëm me keqpërdorimet në pikë pagesat rrugore nga ana e punonjësve të MPB-së.
Javë më parë, policia ka ngritur 18 kallëzime penale ndaj 12 policëve dhe 6 të punësuarve në pikën e pagesës rrugore Rramanli për shkak të mos pagesës së biletës në këtë pikë pagesë rrugore./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje