LAJMI I FUNDIT:

Gjykata shfuqizon dënimin, deputetët e përjashtuar të PD-së mund të kthehen në Kuvend

Gjykata shfuqizon dënimin, deputetët e përjashtuar të PD-së mund të kthehen në Kuvend

Gjykata Administrative shfuqizoi sot masat disiplinore, ndërsa vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.

Mësohet se për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, është vendosur shfuqizim i pjesshëm duke lënë në fuqi përjashtimin me vetëm 10 ditë, pra nga data 3 deri me 13 tetor; ndërsa për deputetët e tjerë është lënë në fuqi përjashtimi me 5 ditë nga data 3 deri më datë 8 tetor.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga Grupi Parlamentar i PD.


“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në vendim. /Telegrafi/