LAJMI I FUNDIT:

Kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht në hetim nga SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht në hetim nga SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është marrë zyrtarisht në hetim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Ai u paraqit të premten në Prokurorinë e Posaçme ku dha deklarime për rreth 40 minuta para prokurorëve. Teksa dilte nga ambientet e SPAK, Beci shmangu komentet për gazetarët.

Pyetjeve të tyre se për çfarë ishte paraqitur në organin e akuzës apo nëse ishin të vërteta zërat se kishte dhënë dorëheqje te kryeministri Edi Rama, Beci nuk iu përgjigj.


Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, Benet Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme dhe jo si kryebashkiak i Shkodrës, detyrë të cilën e ushtron prej majit 2023, raporton Balkan Web.

Benet Beci ka mbajtur dhe detyrën e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Për disa vite ai ka qenë edhe drejtor i KESH-it, detyrë nga e cila u largua në 2021, kur kandidoi për deputet të PS në Qarkun e Shkodrës.

Mësohet gjithashtu se avokati i Becit është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve, por nuk dihet ende nëse hetimet ndaj tij janë për detyrën si drejtor i FZHR apo i KESH-it.

Benet Beci u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit 2023 përballë Bardh Spahisë së PD. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori