Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni Jahjaga, me temën “Avancimi i Rolit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë”, që u mbajt në Prishtinë.
Në adresimin e tij, kryeministri Kurti tha se shënimi 25-vjetorit të përfundimit të luftës dhe çlirimit të vendit tonë këtë viti ishte përplot me ngjarje reflektimi dhe frymëzimi, siç është edhe kjo e sotmja, e organizuar nga Fondacioni Jahjaga.
E ndërsa punojmë për të ardhmen, kryeministri Kurti potencoi se është thelbësore ta kujtojmë të kaluarën, sfidat e përjetuara dhe guximin e jashtëzakonshëm që ka treguar populli ynë, e në veçanti gratë e Kosovës.
“Rrëfimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dëshmojnë se të gjitha plagët kërkojnë edhe kujdes shoqëror edhe drejtësi shtetërore. Na përkujtojnë se mbështetja ndaj të mbijetuarave është obligim e detyrë e përbashkët, që kërkon përkushtim të përhershëm. Zëri i tyre është thelbësor në proceset tona të drejtësisë tranzicionale, që njohin dhembjen e së kaluarës dhe inkurajojnë për shpresë drejtë së ardhmes”, u shpreh kryeministri, transmeton Telegrafi.
Fjalën e tij e vijoi duke theksuar se është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale, për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka filluar dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe qeveria po mbështet aplikimin e të mbijetuarave në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, duke financuar organizatat e autorizuara.
Para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se derisa shënojmë 25 vjet liri e paqe, kujtojmë të gjitha viktimat dhe të mbijetuarat, dhe nderojmë qëndresën e grave dhe të vajzave pa dallim, që mbi shkatërrimin e luftës, po ndërtojnë paqen e tashme dhe të së ardhmes.
Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që gratë dhe vajzat, nga çdo komunitet, të kenë të njëjtat mundësi dhe mbështetje dhe se agjenda për barazi, përtej së qeni një premtim i së ardhmes, është angazhim i yni i përditshëm.
Kështu duke punuar bashkë për të tashmen, po i ngrisim të fortë e të qëndrueshëm themelet e barazisë mes individëve e të paqes midis popujve, që t’ua lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti falënderoi secilën e secilin, përfshirë Fondacionin Jahjaga, për kontributin për Republikën tonë, duke siguruar se jemi krah për krah e këmbëngulës në rrugën e lirisë, drejtësisë dhe barazisë, të cilat janë ideale tona të përbashkëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje