LAJMI I FUNDIT:

​Osmani: Kosova me ShBA-të në çfarëdo zgjedhje të qytetarëve atje

​Osmani: Kosova me ShBA-të në çfarëdo zgjedhje të qytetarëve atje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, komentuar zgjedhjet e sotme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo tha se Kosova është e bekuar që ka përkrahje mbi partizane në ShBA si me demokratët ashtu edhe me republikanët.

Osmani nënvizoi se ShBA-të janë aleati strategjik i Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe pas zgjedhjeve presidenciale.


“Kosova ka qenë e bekuar me përkrahjen e jashtëzakonshme amerikane të të gjitha partive. Në kohën kur ne e kemi fituar lirinë në qeveri kanë qenë demokratët. Në kohën kur e kemi arritur pavarësinë në qeveri kanë qenë republikanët. Kosova vërtet ka qenë shtet i bekuar me përkrahje mbi partizane amerikane. Është vendim i popullit amerikan.

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që zgjedhjet. Me rëndësi është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë do të jetë edhe pas kësaj date”, tha ajo.

Sot është dita e vendimit në betejën e Amerikës për Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Kongresit. Derisa, rezultatet mund të duhen ditë ose javë për t’u numëruar. Kurse, rezultatet fillestare në orët pas mbylljes së votimit mund të mos jenë përcaktuese.

Ndryshe, votuesit në 50 shtete në SHBA do të hedhin votën e tyre sot pas një fushate zgjedhore të ashpër në SHBA, e cila do të bëjë që Donald Trump ose Kamala Harris të bëhet president i vendit./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori