LAJMI I FUNDIT:

Limani: Е rrisim mbështetjen dhe përfshirjen e grupeve vulnerabël të qytetarëve

Limani: Е rrisim mbështetjen dhe përfshirjen e grupeve vulnerabël të qytetarëve

Ministri Fatmir Limani, sot mori pjesë në tribunën e pestë në kuadër të Platformës “100% të përkushtuar për ty” me fokus në çështjet sociale dhe shëndetësore në shoqërinë tonë, nga ku theksoi se me projekte të veçanta përfshihen të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Në përgjigje të pyetjes se cilat politika dhe masa do të ndërmerr Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini me qëllim për të ofruar mbështetje dhe përfshirje më të madhe të grupeve vulnerabël të qytetarëve në shoqëri, ministri iu referua masave specifike që janë planifikuar në periudhën që vijon.

“Si ministri e resorit përkatës për realizimin e të drejtave dhe shërbimeve nga mbrojtja sociale të destinuara për grupet vulnerable të qytetarëve, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së të njëjtëve, iu qasëm krijimit të politikave dhe masave specifike. Rritja e çmimeve dhe përkeqësimi i standardeve të jetesës çdo ditë prodhojnë pabarazi sociale edhe më të madhe. Prandaj planifikojmë: rritje të kompensimit për mbrojtjen sociale, gjegjësisht rritje të ndihmës minimale të garantuar për 10%, shtesës së veçantë për 30%, të ndihmës monetare për tetraplegjinë për 50%, për personat e shurdhër plotësisht për 20%, të drejtën e kompensimit të pagave për punë me orar të shkurtër për prindërit për shkak të kujdesit ndaj një fëmije ose një personi me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore dhe sëmundjet kronike më të rënda për 30% dhe e drejtë e re për ndihmë financiare për personat pa gjymtyrë të sipërme,” theksoi Limani.


Ai shtoi se me projekte të veçanta përfshihen të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara. Megjithatë potencoi disa prej tyre si sigurimin e 1500 audio-librave të rinj për personat me shikim të dëmtuar, ndërtimin e shtigjeve për personat e verbër në të gjitha qytetet, futjen në përdorim të fletëvotimit me letër braille për personat me shikim të dëmtuar, trajnimin e përkthyesve të gjuhës së shenjave, mbështetjen për unifikimin e gjuhës së shenjave dhe të tjera.

“Do të parashikojmë program për punësimin e të paktën një personi me aftësi të kufizuara në të gjitha institucionet publike me mbi 50 punonjës. Do të sigurojmë programe speciale për personat me aftësi të kufizuara që fillojnë biznesin e tyre. Si dhe program për punësimin e jetimëve dhe kujdes prindëror pas mbushjes së moshës 18 vjet”, tha Limani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori