LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Nga Raporti i Progresit kuptohet qartë se Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi

Hoxhaj: Nga Raporti i Progresit kuptohet qartë se Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, kuptohet qartë se Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se kur e lexon raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, është për të ardhur keq që procesi i transformimit është ndalur dhe bllokuar, pasi, sipas tij, gjatë viteve të fundit Kosova nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor dhe asnjë sukses në politikën e jashtme.

“Kur e lexon raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, është për të ardhur keq që procesi i transformimit është ndalur dhe bllokuar, pasi gjatë viteve të fundit Kosova nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor dhe asnjë sukses në politikën e jashtme. Ajo ka marrë vetëm obligime nga dialogu me Serbinë, pa asnjë përfitim konkret dhe pa mbështetje politike dhe financiare! Në raportin e progresit thuhet qartë se Kosova nuk pritet të marrë statusin e kandidatit në një kohë të afërt. Pas aplikimit në dhjetorin e vitit 2022, kërkesa e Kosovës nuk është trajtuar fare në Bruksel, as me shkrim dhe as me ndonjë zotim politik joformal!”, ka shkruar Hoxhaj.


Ai shton se Raporti thekson se Kosova duhet të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

“Gjithashtu, theksohet qartë se propozimi evropian për Asociacionin është çështje e përfunduar për BE-në dhe Kosova vetëm duhet ta zbatojë atë. Ajo që përmban teksti i raportit është mjaft shqetësuese, ku thuhet: ‘Si Kosova ashtu edhe Serbia pritet të zbatojnë obligimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe (A/CSM). Kosova pritet të nisë procesin që çon në krijimin e A/CSM bazuar në propozimin evropian të paraqitur ndaj Palëve më 21 tetor 2023. Serbia pritet të fillojë të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja paralelisht duke inicuar njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës.'”, ka shkruar Hoxhaj.

“Nga ky paragraf kuptohet qartë që Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni janë në fuqi, dhe përtej debatit të nënshkrimit dhe zbatimit, të gjitha këto janë në fuqi!”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori