LAJMI I FUNDIT:

Ana pyet Leon nëse i pëlqen Lela, ai befason me përgjigjen

Ana pyet Leon nëse i pëlqen Lela, ai befason me përgjigjen

Ana dhe Leo kanë pasur një bisedë të hapur mbi marrëdhënien e Leon me Lelën.

Ana, kurioze për ndjenjat e Leos, e pyeti nëse i pëlqen Lela.

Leo e befasoi me përgjigjen e tij, duke u shprehur në mënyrë të sinqertë dhe të hapur.


Foto: Screenshot/YouTube

“A të pëlqen Lela pak? Pak të pëlqen, unë e shoh, s’po them që të pëlqen tepër shumë, po pak të pëlqen”, u shpreh Ana.

“Se dje e pata një muhabet me të edhe folëm, tha nuk e di çfarë ka, unë s’i kam bërë asgjë”, tha ajo më tutje.

Leo thotë: “Më pëlqen të rri me të. Unë i kam treguar se çka kam pasur. E pata mundësi me marrë një lule të bardhë edhe ia shpreha disa fjalë të mira për shoqërinë që e kemi, me zemër e bëra”.

“Ajo nuk e priti atë moment ajo thjesht u largua, dhe unë u detyrova të them “E s’ka asnjë puthje a?”, ndërsa ajo tha më vonë se i erdhi turp. Pasi i thashë unë për puthje ajo më përqafoi”, u shpreh Leo. /Telegrafi/