Policia ka shpallur në kërkim dy persona në lidhje me vrasjet e 30 tetorit në Dobraç, ku tre persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos.
Burime bëjnë me dije se janë shtetasit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, ata të cilët janë shpallur në kërkim, në lidhje me atentatin, shkruan euronews.al.
Sakica dhe Troshani, janë anëtarë të grupit Bajri dhe dyshohen gjithashtu për një tjetër përplasje të armatosur të ndodhur më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku pati shkëmbim zjarri me vëllezërit Andrea dhe Aleksandër Prendi.
Forcat RENEA kanë nisur kontrollet që prej 30 tetorit, duke zhvilluar operacione intensive në disa zona të qytetit. Megjithatë, kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë ende rezultate konkrete. Gjatë ditës së sotme, më 2 nëntor, hetuesit janë fokusuar në marrjen e pamjeve nga kamerat e sigurisë, duke zgjeruar zonën e kërkimit në disa lagje periferike, përfshirë “Kirasin” dhe bypass-in e Shkodrës.
Grupi hetimor po përpiqet të gjurmojë lëvizjet e makinës “Range Rover Sport”, përpara atentatit.
Atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, ku në orën 15:50, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një automjeti me targa kroate.
Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Autorët e atentatit dyshohet se janë afruar paralelisht me makinën ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, duke hapur zjarr me breshëri plumbash për rreth 150 metra në lëvizje.
Dyshohet për tre atentatorë, dy në rolin e ekzekutorit dhe një në drejtimin e mjetit.
Ndërkohë, hetuesit po presin rezultatet e analizës shkencore të armës së tretë që u gjet në automjetin e viktimave, përmes së cilës do të përcaktohet nëse shenjat e gjurmëve të gishtërinjve ose gjakut i përkasin Ibrahim Licit.
I shumëkërkuari dyshohet të ketë qenë i pranishëm në vendngjarje sipas një videoje amatore të publikuar pas ngjarjes.
Konfirmimi i pranisë së Licit në automjet do të ndryshonte tërësisht drejtimin e hetimeve dhe do të ndihmonte në identifikimin e shënjestrës kryesore të këtij atentati të rëndë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje