Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë tha se projektligjet e miratuara së voni për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale” nuk shkelin detyrimet nga dialogu për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Legjislacioni në fjalë synon të mbrojë të drejtat dhe sigurinë shoqërore të popullit serb në Kosovë, në linjë me përkushtimin tonë më të gjera për stabilitet në rajon”, u tha në deklaratën e MJP-së serbe, të publikuar në “X”.
“Edhe me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme, përmes së cilës BE-ja mori rolin si ndërmjetësuese e dialogut, thuhet se dialogu duhet të synojë përmirësimin e jetës së njerëzve. Me masat e propozuara, Beogradi synon të arrijë pikërisht këtë synim: të përmirësojë kushtet e jetesës dhe kualitetin e jetës së serbëve në Kosovë”, u shtua në deklaratë.
Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi një projektligj për, siç e quajti ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, si dhe një projektligj tjetër për shpalljen e Kosovës si “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”.
Këto projektligje janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe Gjermania gjatë javës, të cilat thanë se ato shkelin qartazi detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën për normalizimin e raporteve.
MPJ e Serbisë, siç raporton REL, tha se është e përkushtuar për dialog të hapur me të gjithë partnerë e tij ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe BE-në. Ministria e Jashtme serbe, që udhëhiqet nga Marko Gjuriq, u bëri thirrje të gjitha palëve për dialog konstruktiv për të adresuar të gjitha shqetësimet lidhur me legjislacionin e miratuar nga autoritetet serbe.
“Serbia mbetet e angazhuar plotësisht në procesin e dialogut dhe është e zotuar në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne besojmë se të gjitha palët, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, duhet të mbështesin një qasje të hapur dhe bashkëpunuese për t’u siguruar që dialogu të mbetet efektiv dhe me respekt të ndërsjellë”, tha Ministria e Jashtme e Serbisë.
Lidhur me projektligjet e miratuara nga Serbia, ka reaguar edhe Kosova.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e akuzoi Serbinë për shkeljen e marrëveshjeve dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës me këto projektligje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj