LAJMI I FUNDIT:

Pas kualifikimit në garat evropiane, KH ‘Rahoveci’ synon të arrijë edhe suksese tjera

Pas kualifikimit në garat evropiane, KH ‘Rahoveci’ synon të arrijë edhe suksese tjera

Klubi i Hendbollit ‘Rahoveci’ që është kampion aktual i Kosovës në hendboll, si dhe fitues i Superkupës së Kosovës në hendboll, dhe së fundmi ka arritur edhe një sukses tjetër, duke u kualifikuar në EHF European Cup.

Trajneri i KH ‘Rahoveci’, Goran Andonovski, në një intervistë dhënë Telegrafit tha që klubi të cilin ai e drejton bën paraqitje të mira jo vetëm në kampionatin vendor, por edhe në garat evropiane.

“Jam shumë i lumtur sepse klubi i hendbollit “Rahoveci” zhvillon ndeshje të mira jo vetëm në kampionatin e Kosovës, por edhe në EHF Europe Cup”.


“Para ndeshjes me kampionin e Belgjikës, ne e dinim që ata ishin favorit absolut, por hendbollistët e mi zhvilluan dy ndeshje të jashtëzakonshme dhe në fund arritëm të fitonim”, tha fillimisht Andonovski për Telegrafin.

Ai po ashtu u shpreh i befasuar nga numri lartë i tifozëve që ishin të pranishëm në ndeshjen që Rahoveci, e zhvilloi kundër ekipit belg, Bocholt, në Palestrën ‘Mizahir Isma’.

“Jam i befasuar nga përkrahja e 2000 tifozëve që ishin të pranishëm në ndeshjen që zhvilluam në Rahovec, të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, dhe kështu ne u ‘detyruam’ ta fitonim ndeshjen”, shtoi ndër të tjera trajneri i Rahovecit.

Ndërsa, një nga hendbollistët më të dalluar të ekipit nga Rahoveci, Egzon Gjuka, tha që garat evropiane janë ndjenjë e veçantë për çdo sportist.

“Për çdo sportist e edhe për ne, garat evropiane janë një ndjenjë mjaft e veçantë, pasiqë i gjithë fokusi i skuadrës ishte në ato ndeshje, duke filluar nga organizimi i skuadrës, pra nga cilësia e lojtarëve që i kemi, nga stërvitjet që i bëjmë, pra na ka bërë të besojmë që mund të korrim një rezultat pozitiv, dhe normalisht, që për një qytet si Rahoveci të bëjmë një kualifikim në raundin tjetër (të EHF Europe Cup), është historik dhe ndihemi mjaft mirë për këtë punë”, ka thënë Gjuka.

Theksojmë që deri më tani KH “Rahoveci” i ka zhvilluar gjashtë ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll, ndeshje në të cilat nuk e ka të regjistruar asnjë humbje.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë me trajnerin Goran Andonovski, dhe hendbollistin Egzon Gjuka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nihat i thotë Real Madridit ta dërgojë Arda Gulerin te rivali i La Ligas

Nihat i thotë Real Madridit ta dërgojë Arda Gulerin te rivali i La Ligas

La Liga
Në momentin që Man City shpallet fajtor për 115 shkeljet - katër klube do marrin vendim befasues ndaj Citizens

Në momentin që Man City shpallet fajtor për 115 shkeljet - katër klube do marrin vendim befasues ndaj Citizens

Premier League
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul

Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul

Boks
I kërkuar nga Real Madridi, Pedro Porro u dërgon mesazh Los Blancos

I kërkuar nga Real Madridi, Pedro Porro u dërgon mesazh Los Blancos

La Liga
Thellohet skandali i gjyqtarit anglez Coote - dalin video duke thithur pluhur të bardhë gjatë Euro 2024

Thellohet skandali i gjyqtarit anglez Coote - dalin video duke thithur pluhur të bardhë gjatë Euro 2024

Premier League

"Është turp çfarë po bëjnë" - Harry Kane godet bashkëlojtarët te Anglia

Përfaqësueset
Kalo në kategori