LAJMI I FUNDIT:

Për disa boshnjakë, heqja e vizave nga Kosova është mundësi për rivendosje të lidhjeve të vjetra

Për disa boshnjakë, heqja e vizave nga Kosova është mundësi për rivendosje të lidhjeve të vjetra

Vendimi i Kosovës për t’ua hequr vizat shtetasve boshnjakë është një ëndërr e jetësuar për disa familje që faktikisht kishin jetuar të ndara për dekada me radhë

Lindur në Sarajevë, 55-vjeçari, Emir Morina, rregullisht i kalonte pushimet si fëmijë në qytetin e lindjes së prindërve, Prizren, kur Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina ishin po të dyja pjesë e Jugosllavisë socialiste.

“Unë isha Tom Sawyer”, ka thënë ai, duke kujtuar sesi ai dhe miqtë do të notonin në Lumin Lumbardhi që rrjedh përmes qytetit, dhe sesi do të vidhnin pemë prej kopshteve.


“Fëmijët e brezit tim në Sarajevë as që mund ta merrnin me mend këtë”, ka thënë Morina, i cili është rritur duke folur shqip, turqisht dhe serbo-kroatisht.

Dhe dekadat e kaluara prej prishjes së Jugosllavisë ishin të zorshme për të, sidomos pas belasë për çështjet e vizave pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 2008, duke ua vështirësuar njëherësh shtetasve boshnjakë që të vizitonin Kosovën dhe atyre kosovarë që të vizitonin Bosnjën.

Vendimi i Kosovës në mestetor se do të hiqen vizat për qytetarët boshnjakë nga 1 janari 2025 është një ëndërr e jetësuar për Morinën dhe shumë të tjerë si puna e tij, të cilët së fundmi duhej të paguanin për udhëtim jashtë Bosnjës për të pritur në radhë para një ambasade për të dorëzuar dokumentet me shpresë se do të merrnin një vulë në pasaportë. Dhe suksesi nuk ishte gjithnjë i garantuar.

“Ndjej sikur dikush kur ma blinte një lodër që e doja si fëmijë”, ka deklaruar ai për BIRN-in, duke theksuar se kishte ëndërruar rrugët e kalldrëmta të Prizrenit.

Prospekti i vizitës qytetit edhe njëherë, megjithatë është i lidhur edhe me zhgënjim – kosovarët që do të donin të shkonin anasjelltas do të vazhdojnë të përballen me një mal me letra për të siguruar një vizë, ani pse Morina druan se është “tepër vonë” për gjeneratat e reja që të krijojnë lidhje të ngjashme me të tijat si fëmijë.

“I kam rritur vajzat e mia që nuk ndjejnë lidhje me Kosovën”, është shprehur ai. “Ato nuk e kanë pasur mundësinë që të bien në dashuri me të”.

Refuzimi i serbëve të Bosnjës

Rrënjët e çështjes së vizave zgjaten në dështimin e Bosnjës për ta njohur Kosovën si të pavarur sherri i liderëve të serbëve të Bosnjës, të cilët mbështesin refuzimin e vetë serb për ta pranuar ish-krahinën jugore si sovrane.

Aq të shumta janë kushtet për të siguruar vizë saqë në të vërtetë ishte bërë më e zorshme për shtetasit e Bosnjës dhe të Kosovës për të vizituar vendin e njëri-tjetrit sesa për shtetasit e Kosovës për të vizituar Serbinë ose për shtetasit e Serbisë për ta vizituar Kosovën. Srgjan Blagovacanin, shef i Bordit të Drejtorëve në “Transparency International” për Bosnjë-Hercegovinë, ka thënë se çështja e vizave ndërmjet Bosnjës dhe Kosovës është “absurde” në kohën kur Kosova dhe Serbia ia njohin njëra-tjetrës letërnjoftimet.

Më 2022, Bosnja nënshkroi marrëveshjen e Lirisë së Lëvizjes brenda kornizës të së ashtuquajturit Proces i Berlinit, duke lejuar qasje në mbarë rajonin vetëm me letërnjoftime, por deputetët në parlamentin e entitetit boshnjak të dominuar me popullsi serbe, Republika Srpska, përdorën vjet veton ndaj zbatimit boshnjak të marrëveshjes.

Liderëve e serbëve të Bosnjës e kanë bërë të qartë se çdo lëvizjeje të mëtejshme nga Bosnja do ta interpretonin si terren shtesë që Republika Srpska ta çojë përpara ndarjen e saj nga Bosnja. Milorad Dodik, president i Republikës Srpska, ka ritheksuar pas vendimit të Kosovës se Prishtina nuk duhet ta presë të njëjtën nga Bosnja.

Damiq Masiq, deputet i Partisë Socialdemokrate, njëra prej partive në pushtet në entitetin e Federatës Kroato-Boshnjake, ka thënë se vetëm “presioni i jashtëm” do të mund ta shtrëngonte Republikën Srpska që të ndryshonte mendje. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pretendon ai, “mund ta zgjidhë këtë çështje brenda 24 orësh. Sikur se edhe BE-ja”.

Megjithatë, ndryshimi është një fillim i mirë.

“Shkuarja ime atje do të ishte si një botë e re për mua”, ka thënë 64-vjeçari Nexhad Dashi, i cili si puna e Morinës, u lind në Sarajevë, por ka shumë kushërinj në Kosovë.

Por, ka shtuar ai, ”dëmi është bërë tashmë. Njerëzit po vdisnin dhe nuk mund të ishe i pranishëm, njerëzit po martoheshin dhe ti nuk mund të ishe i pranishëm”.

“Tashmë ka gjenerata e gjenerata fëmijësh që nuk e njohin njëri-tjetrin”.

Halla e tij, Meliha Dashi, u lind gjithashtu në Sarajevë dhe i kaloi 25 vjet të jetës në qytet para se të zhvendosej në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Tani 76 vjeç, ka ma shumë se pesëmbëdhjetë vjet që nuk ka takuar nipin ose dikë prej anës së familjes së saj.

“Nuk mund ta harrosh aq lehtë qytetin e lindjes”, ka thënë ajo për Sarajevën, “por ka çmimin e vet”.

Procesi për të marrë vizë ishte tepër i kushtueshëm dhe merrte alamet kohë për shumë kosovarë dhe boshnjakë.

Kur i vdiq e bija e vëllait në Bosnjë, Meliha Dashi, as e çoi ndërmend ta mendonte përpjekjen për të marrë pjesë në varrim. “Vetë përpjekja ishte e kotë, sepse e dija pa asnjë fije dyshimi se nuk mund të shkoja në Bosnjë brenda një periudhe kaq të shkurtër”, ka thënë ajo.

Melihaja ka thënë se e kishte shqyrtuar edhe mundësinë e marrjes së shtetësisë serbe, që do t’ia mundësonte të udhëtonte pa viza drejt Bosnjës, por thotë se kjo nuk duhet të jetë çare për kosovarët “derisa ka edhe reperkusione të tjera negative”.

“Nëse shteti i Kosovës ishte zoti ta bënte këtë për shtetasit e Bosnjë-Hervegovinës, edhe Bosnja-Hercegovina mund ta bëjë të njëjtën për shtetasit e Kosovës”, ka thënë ajo.

Dekada paragjykimesh

Morina ka mjaftueshëm vjet sa për t’i kujtuar tensionet e viteve tetëdhjetë para shembjes së përgjakshme të Jugosllavisë në luftën e dekadës së pastajme.

Në fillim, thekson ai, me një ndryshim të mënyrës sesi njerëzit flisnin për shqiptarët etnikë në Kosovë, kur serbi i gjithëpushtetshëm, Slobodan Milosheviq, nisi fushatën e tij në fund të viteve tetëdhjetë, duke ia suprimuar krahinës statusin autonom dhe duke i portretizuar serbët e Kosovës si njerëz që po jetojnë nën kërcënimin vrastar prej shumë fqinjëve të tyre shqiptarë.

“Njerëzit rreth e qark flisnin për shqiptarët si do farë shkatërruesish të Jugosllavisë, duke i përshkruar si skajshmërisht të dhunshëm”, ka thënë ai. “Duke qenë vetëm 12 vjeç, nuk dija si t’i konfrontoja ato akuza. Ama e dija se nuk ishin të vërteta”.

Albinot Maloku, ligjërues i shkencave politike në Kosovë, ka thënë se “propaganda” për kosovarët nisi të formësonte perceptime popullore. “Më vjen shumë mirë që nuk ka pasur propagandë për Bosnjë në Kosovë, megjithëse ajo nuk e njohu”, ka thënë ai.

Blagovcanin, nga “Transparency”, ka thënë se vendimi i Kosovës për t’i hequr vizat për shtetasit boshnjakë ishte “një parakusht, jo vetëm për vetë integrimin e saj evropian, por për zhvillimin e gjithmbarshëm të rajonit”.

Morina tashmë po planifikon udhëtimin e tij të parë në Prizren.

“Më vjen mirë që më në fund do të jem në gjendje t’ua tregojë miqve të mi bukurinë e Kosovës dhe ta përdor këtë mundësi për t’i konfrontuar krejt paragjykimet e mbledhura”, ka thënë ai. Me vete e ka ndarë mendjen ta marrë edhe nënën 81-vjeçare.

“Herën e fundit kur shkuam me makinë deri te kufiri, ajo desh vdiq prej mërzisë së madhe për shkak se nuk isha më shumë se dhjetë kilometra larg prej qytetit dhe prapë na u desh t’ia kthenim shpinën”, ka thënë ai.

“Ama është ndjenjë e mrekullueshme ta dish se së paku në vitin e ardhshëm, do të mund t’ia përmbushë asaj dëshirën e fundit: të dytë, bashkë, edhe njëherë, në Prizrenin tonë të dashur”. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori