LAJMI I FUNDIT:

Sa para janë shpenzuar për zgjedhjet e këtij viti në SHBA?

Sa para janë shpenzuar për zgjedhjet e këtij viti në SHBA?

Raportohet se për zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë shpenzuar shumë para.

Bëhet e ditur se 150 familje miliarderësh kanë kontribuar me 1.9 miliardë dollarë në mbështetje të kandidatëve presidencialë dhe të Kongresit, sipas një raporti të ri nga Americans for Tax Fairness.

Nga kjo shifër, 72% shkuan në mbështetje të republikanëve, krahasuar me 22% të shpenzuara për demokratët, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.


“Shpenzimet e fushatës në këtë shkallë i mbytin zërat dhe shqetësimet e amerikanëve të zakonshëm”, tha David Kass, drejtor ekzekutiv i ATF.

“Është një nga pasojat më të dukshme dhe shqetësuese të rritjes së pasurisë së miliarderëve, si dhe është një tregues kryesor që sistemi që rregullon financimin e fushatës është shembur”, shtoi ai.

“Ne duhet të frenojmë fuqinë politike të familjeve miliardere duke i taksuar më mirë ato dhe duke kufizuar në mënyrë efektive donacionet e tyre për fushatën. Derisa t’i bëjmë të dyja, ne mund të presim vetëm të përshkallëzohet ndikimi i super të pasurve mbi politikën dhe qeverinë tonë”. /Telegrafi/