LAJMI I FUNDIT:

Pse Gotye nuk fitoi pothuajse asgjë nga hiti “Somebody That I Used To Know”?

Pse Gotye nuk fitoi pothuajse asgjë nga hiti “Somebody That I Used To Know”?
Foto: YouTube

13 vite më parë u publikua kënga “Somebody That I Used to Know”, një nga hitet më të mëdha dhe më të njohura.

Kënga ka mbledhur më shumë se 2.3 miliardë shikime në YouTube deri më sot, por njeriu që qëndron pas këngës ka vendosur të jetojë larg vëmendjes ndërkohë.

Sot, Gotye quhet një “këngëtar i një hiti”. Mediat e huaja shkruajnë se ai nuk ka fituar pothuajse asgjë nga kjo këngë.


Gjegjësisht, më herët ai nuk donte që të shfaqeshin reklama para se të luante këngën në kanalin e tij në YouTube, kështu që nuk kishte asnjë fitim të mundshëm.

Në një intervistë për mediat australiane në vitin 2017, ai tha se nuk ishte aspak i interesuar të shiste muzikën e tij.

Ai gjithashtu humbi shumë para sepse nuk e licencoi këngën për përdorim komercial në filma ose në televizion, duke preferuar që artistët dhe studentët e rinj të përdorin këngën pa pagesë.

Kënga shiti më shumë se një milion kopje në Mbretërinë e Bashkuar në vitin që u publikua dhe u shkarkua 6.8 milionë herë në ShBA në të njëjtin vit.

Gjithashtu, kënga ishte numri 1 në listat në 26 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe ShBA. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Gotye (@gotye)

Në trend Magazina

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori