SHBA ka vënë në shënjestër rreth 400 kompani dhe biznese në të gjithë Rusinë, Indinë dhe Kinën me një valë të re sanksionesh, duke i akuzuar ata për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që mundësojnë përpjekjet e Rusisë për luftë dhe ndihmojnë aftësinë e saj për t’iu shmangur këtyre masave ndëshkuese.
Bëhet e ditur se përpjekja e udhëhequr nga Departamenti i Thesarit dhe i Shtetit ka për qëllim ndëshkimin e “palëve të treta” që akuzohen për ofrimin e ndihmës materiale për Kremlinin ose për të ndihmuar Rusinë në shmangien e mijëra sanksioneve që janë vendosur ndaj vendit që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Të sanksionuara nga Departamenti i Thesarit janë 274 kompani të akuzuara për furnizimin e Rusisë me teknologji të avancuar, si dhe kompani të mbrojtjes dhe prodhuese me bazë në Rusi që prodhojnë produkte ushtarake, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Për më tepër, Departamenti i Shtetit vendosi sanksione diplomatike ndaj disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, individëve në Bjellorusi dhe një grup kompanish me bazë në Kinë që eksportojnë mallra me përdorim të dyfishtë dhe plotësojnë boshllëqet në bazën ushtarako-industriale të Rusisë.
Ndryshe, ky veprim është i fundit në një seri sanksionesh amerikane që janë vendosur ndaj kompanive ruse dhe furnizuesve të tyre në vende të tjera që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Në fillim të këtij viti, SHBA miratoi një paketë ndihme për Ukrainën që lejon administratën të konfiskojë asetet shtetërore ruse të vendosura në SHBA dhe t’i përdorë ato për të mirën e Kievit.
Menjëherë pas kësaj, udhëheqësit e G7 ranë dakord të krijonin një hua prej 46.2 miliardë eurove për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa