LAJMI I FUNDIT:

Raporti i KE-së, Siljanovska-Davkova: Anëtarësimi i barabartë në BE është qëllimi ynë, nuk kemi alternativë tjetër

Raporti i KE-së, Siljanovska-Davkova: Anëtarësimi i barabartë në BE është qëllimi ynë, nuk kemi alternativë tjetër

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot e priti dhefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Mihalis Rokas, i cili ia dorëzoi Raportin e Komisionit evropian për përparimin e vendit për vitin 2024.

Nga kabineti i presidentes Siljanovska Davkova kumtuan se ajo ka vlerësuar se raporti paraqet pasqyrë objektive, përkujtues dhe udhërrëfyes për prioritetet reformuese dhe fushat në të cilat është i domosdoshëm përparimi i mëtutjeshëm dhe shfaqi shpresë se jep notë të balancuar të arritjeve të prëgjithshme të vendit.

Në takim, presidentja theksoi se institucionet e vendit do t’u kushtojnë vëmendje rekomandimeve dhe udhëzimeve nga raporti, duke shtuar se për momentin me të gjitha kapacitetet e veta fokusohen në zbatimin adekuat të reformave në fushat kyçe, në rikuperimin ekonomik dhe përballjen me korrupsionin.


Ajo e përshëndeti Planin për rritje duke potencuar se me rëndësi thelbësore është të tregohet efektiviteti i tij përmes përshpejtimit të reformave, shfrytëzimit të potencialit të plotë dhe maksimizimit të përfitimeve për qytetarët dhe ekonominë tonë, që do të ndikojë në zbutjen e zhgënjimeve të përjetuara gjatë procesit të gjatë.

“Në takimin me ambasadorin Rokas, presidentja shfaqi pritje se qasja e re e përkushtimit, integrimi në faza do të vazhdojë paralelisht me procesin e inkuadrimit, që do të kontribuojë për përfshirje më të madhe të vendit në proceset, politikat dhe programet e BE-së dhe do të ndihmojë për rritje të gatishmërisë së përgjithshme dhe ndërmarrjes më efikase të obligimeve nga anëtarësimi i ardhshëm”, ceket në kumtesë.

Ajo e ceki edhe rëndësinë e evaluimit objektiv të zbatimit të agjendës reformuese dhe përshpejtimin e eurointegrimeve të vendit në bazë të parimit të meritave dhe Kritereve të Kopenhagës.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se anëtarësimi i barabartë në BE është qëllimi ynë strategjik dhe, siç qëndron në kumtesë, nuk shohim alternativë tjetër. E ceki rëndësinë e procesit të drejtë të inkaudrimit në BE, në të cilin do të respektohet krenaria nacionale dhe identiteti nacional i qytetarëve të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori