LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian: Mbështesim ambiciet e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në 2027-n

Komisioni Evropian: Mbështesim ambiciet e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në 2027-n

Komisioni Evropian mbështet ambiciet e Shqipërisë për të mbyllur kapitujt negociues me BE-në në fund të vitit 2027.

Në raportin vjetor drejtuar Komisionit Ekonomik dhe Social të Parlamentit Evropian, KE thotë se për të arritur këtë objektiv, qeveria duhet të ndërmarrë disa veprime, raporton A2 CNN.

“Qeveria shqiptare ka shpalosur objektivin e saj për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe Komisioni është gati të mbështesë këtë objektiv ambicioz. Për të arritur këtë qëllim, është vendimtare që autoritetet të intensifikojnë më tej ritmin e reformave të orientuara drejt BE-së, kryesisht sundimi i ligjit, të konsolidojnë performancën e organeve ligjzbatuese, të luftojnë me efikasitet korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të promovojnë të drejtat themelore, përfshi lirinë e medias, të drejtën e pronës dhe të pakicave”, thuhet në raport.


Në fillim të tetorit Shqipëria hapi kapitujt e partë të negociatave me Bashkimin Europian. Në daljet publike, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria duhet të ketë kryer të gjitha reformat e nevojshme për të qenë gati për anëtarësim brenda vitit 2030. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori