LAJMI I FUNDIT:

Merret vendimi në rastin “Ukë Rugova II” për mashtrim me viza

Merret vendimi në rastin “Ukë Rugova II” për mashtrim me viza

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur të pafajshëm 15 të akuzuarit për mashtrim me viza në rastin e njohur si “Ukë Rugova II”.

Vendimi i gjykatës u mor për akuzat për “Krim të organizuar” dhe “Kontrabandim me migrantë”.

Në këtë rast, të akuzuarit ishin Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voça, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.


Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 16 maj 2016, pretendonte se Ukë Rugova, në periudhën nga maji 2011 deri në shkurt 2014, menaxhoi një grup kriminal që siguronte viza Schengen të BE-së për individë, përmes Ambasadës Italiane në Prishtinë, në mënyrë të paligjshme përmes korrupsionit dhe shtrembërimit.

Sipas PSRK-së, këta 15 të akuzuar kishin vepruar së bashku me Ukë Rugovën dhe të tjerë për të përfituar materialisht duke pajisur qytetarët me viza Schengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Ky rast ishte ndarë në dy pjesë për të rritur efikasitetin e gjykimit, sipas gjykatëses Naime Krasniqi-Jashanica.

Ndërkohë, rasti i parë, “Ukë Rugova I”, kishte përfunduar më 30 mars 2023, ku Ukë Rugova ishte liruar nga akuzat për krim të organizuar, por u dënua me 6 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori