LAJMI I FUNDIT:

Barron, ‘arma e fshehtë’ e Trumpit – ish-presidenti amerikan e cilësoi të birin si “mbretin e mediave sociale”

Barron, ‘arma e fshehtë’ e Trumpit – ish-presidenti amerikan e cilësoi të birin si “mbretin e mediave sociale”

Duket se Barron është “truri” pas strategjisë së suksesshme të Donald Trumpit në mediat sociale, dhe këtë pak njerëz e kanë pritur.

Këshilltari i lartë në fushatën e Trump, Jason Miller, ka zbuluar se Barron, djali i tij më i vogël, është figura kyçe pas strategjive që kanë shkaktuar jehonë online për ish-presidentin amerikan.

Çdo sugjerim i bërë nga Barron është kthyer në një sukses absolut, që ka rritur vlerësimin dhe ndjekësit e Trumpit në internet.


Në një episod të fundit në podcast-in e Joe Rogan, Trump pranoi se nuk kishte dëgjuar më parë për disa figura të njohura të internetit, si Adin Ross, por falë këshillave të të birit 18-vjeçar, ai arriti rezultate të jashtëzakonshme në shikueshmëri.

Ky episod me Rogan, për shembull, ka mbledhur mbi 33 milionë shikime në vetëm dy ditë në YouTube, pa përfshirë shikimet në Spotify dhe Apple Podcast.

Në një nga fjalimet e tij të fundit, Trump para mbështetësve të tij e vlerësoi Barronin si “mbretin e mediave sociale”.

@dylan.pageIs Barron the ‘King of social media’? 🤔♬ original sound – Dylan Page