LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të BE-së: Me miratimin e Agjendës së Reformave, Kosova zhbllokon 883 milionë euro

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të BE-së: Me miratimin e Agjendës së Reformave, Kosova zhbllokon 883 milionë euro

Gjatë së shtunës, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke vënë në pah rëndësinë e reformave që Kosova po ndërmerr për të përmbushur standardet e BE-së.

Një ditë më pas, Gert Jan Koopman, drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Negociatat e Zgjerimit, përgëzoi Kosovën për Agjendën e Reformave, duke theksuar mbështetjen financiare të rëndësishme që BE-ja do të japë për të mbështetur këtë proces.


“Ishte kënaqësi të shoqëroja presidenten Von der Leyen në vizitën e saj në Kosovë. Agjenda e Reformave e miratuar së fundmi nga Kosova do t’i mundësojë vendit të përfitojë 883 milionë euro fonde shtesë, për të avancuar drejt zhvillimit socio-ekonomik dhe për të zbatuar reformat me orientim drejt BE-së,” ka shkruar Koopman.

Kjo mbështetje financiare është konsideruar e rëndësishme për Kosovën, e cila po përpiqet të përmirësojë standardet e saj në fusha kyçe si sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe të drejtat e njeriut, duke i afruar qytetarët e saj më pranë perspektivës evropiane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori