LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i Ramës në New York: Të shtyjmë Shqipërinë në kilometrin e fundit drejt BE-së

Mesazhi i Ramës në New York: Të shtyjmë Shqipërinë në kilometrin e fundit drejt BE-së

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një përmbledhje nga fjalimi i një dite më parë në New York, ku kërkoi votën e Diasporës.

Duke shprehur ambicien që Shqipëria të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, Rama kërkoi mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët pritet të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm, por është akoma një progres në rrezik, nëse të gjithë së bashku nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për ta bërë atë anëtare në Bashkimin Europian.


Një nga arsyet e suksesit tuaj mesa kam kuptuar unë, është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur para, kanë ndihmuar ata që kanë ardhur më pas.

Dhe prandaj diaspora sot, shqiptarët jashtë atdheut sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur për shqiptarët këtu dhe duhet të bëhen garantë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa.

Prandaj kam ardhur këtu, për t’ju kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim së bashku këtë mision të nisur një dekadë më parë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030, duke e bërë të pakthyeshme rrugën e Europës dhe duke e bërë për shtetin tonë, flamurin tonë, atë që çdo shqiptar si ju, në Amerikë apo Europë ka bërë për veten e vetë, për familjen e vetë, për të ardhmen e fëmijëve të vetë, duke u bërë pjesë krenare, e pandashme e bashkësisë, që sot jeton dhe punon këtu në Amerikë apo matanë oqeanit, në Europë”, u shpreh Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori