LAJMI I FUNDIT:

Nëse jeni adhurues i veturave të rralla sportive, ka një lajm të mirë për ju

Nëse jeni adhurues i veturave të rralla sportive, ka një lajm të mirë për ju

A jeni adhurues i veturave të rralla sportive? Atëherë ka një lajm të mirë për ju.

Aston Martin Works po shet katër nga modelet më të rralla dhe më të kufizuara të dizajnuara nga Zagato.

Koleksioni përbëhet nga katër automjete: Aston Martin Vanquish Zagato Shooting Brake, Vanquish Speedster, Vanquish Volante dhe një DBS GT Zagato ultra të rrallë që përmbyll grupin.


DBS GT Zagato është modeli më i rrallë i grupit, e kufizuar në vetëm 19 shembuj në mbarë botën.

Prodhon 760 kuaj fuqi nga një V-12 me turbo të dyfishtë, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, kompania ndërtoi vetëm 99 shembuj nga Vanquish Zagato Volante dhe Vanquish Shooting Brake.

Vanquish Speedster ishte i kufizuar në vetëm 28 njësi dhe vjen me një V-12 6.0 litërsh.

Këto vetura përfaqësojnë katër nga disa modele moderne Aston Martin të dizajnuara nga Zagato.

Një automjet që mungon qartë është Zagato Coupe.

Kjo veturë debutoi në vitin 2020 dhe ishte e kufizuar në vetëm 99 shembuj në mbarë botën.

Ndryshe, Aston Martin Works nuk ka njoftuar se sa kushton koleksioni – por nuk është për t’u habitur nëse grupi arrin në 50 milionë dollarë. /Telegrafi/