Takimi i së enjtes në Bruksel, ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në sytë e vëzhguesve të procesit të dialogut, u bë sa për sy e faqe. Sipas tyre të dyja palët, si Kosova e Serbi, duan të përfitojnë nga fondi 6 miliardësh i BE-së, e jo që kanë interes normalizim të raporteve.
Krahas dështimit që të merren vesh për planin e sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes Bazë, takimi i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë të entjen në Bruksel, solli disa rezultate pozitive.
Shpresa për funksionalizim të linjës së interkonjeksionit, pjesë e marrëveshjes për energji, dhe themelimi i një grupi punues për dhjetëra veterinarë që do të mund të vendoseshin në pikën kuftare me Serbinë, janë tymi i bardhë në oxhakun që ka vite që nuk po tymon.
Por prapa këtij “suksesi” në thonjza, vëzhguesit e procesit të dialogut thonë se qëndron dëshira për të përfituar pjesën e fondeve nga Plani i Rritjes, se jo qëllimi për t’i normalizuar raportet.
“Lëvizja pozitive në kuptimin e ndonjë zhvillimi të avancimit tek çështjet teknike do të ketë në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mos përjashtohen, nga plani i rritjes, ku Kosovës do t’i ndaheshin afër 880 milionë euro, ndërkaq Serbisë 1.5 miliard. Këto lëvizje duhet parë pikërisht në këtë pikvështrim, të bëjnë përpjekje të ndonjë lëvizje në rrafshin e çështjeve teknike, për të mos humbur pjesën e tyre nga plani i rritjes, por jo më shumë”, ka thënë analisti, Melazim Koci.
Koci vazhdon të insistojë se të gjitha palët përfshirë edhe Bashkimi Evropian thjesht janë duke e simuluar dialogun, sepse disave iu konvenon status-quo, e disa po presin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Ngjashëm shprehet edhe profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi.
Sipas tij secila palë i ka interesat e veta, dhe në këtë mes Kosovës nuk i përshtatet kjo gjendje.
“Tash loja më e madhe bëhet në atë se çka po propozon BE-ja dhe çka janë palët e gatshme të pranojnë, Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se Serbia do ta bëjë lojën e saj që në njëfarë mënyrë të mos realizohet kjo marrëveshje, apo të realizohet pjesërisht, që i bie prap të mos realizohet fare. Mirëpo humbi më i madh në këtë rast është Kosova, sepse Serbia nuk e ka në plan të anëtarësohet në BE të paktën për një periudhë afatmesme, dhe cili është qëllimi i Kosovës?”, ka thënë Arifi.
Arifi thekson se rreziku më i madh për Kosovën është anashkalimi nga politika e jashtme amerikane, gjë të cilën nuk guxon ta lejojë e as ta shkaktojë.
Kosovës dhe Serbisë i është bërë e qartë se kusht për të përfituar nga fondi 6 miljardësh, është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve, duke përfshirë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve në dialog.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje