Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalë me një deklaratë, duke iu përgjigjur reagimeve pasi ministria që ajo drejton ia ka ndërprerë kontratën operatorit për Shërbime Postare Diplomatike.
Ministrja Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat që vijnë pasi i është ndërprerë kontrata operatorit për Shërbimet Postare dhe Diplomatike pasi s’ka arritur që të realizojë dërgesat diplomatike jashtë vendit sipas afateve të përcaktuara, janë shpifje të turpshme.
“Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit, keqmenaxhimit, ryshfetit, korrupsionit dhe blerjes së gradave diplomatike, me sulme të reja të mbështetura në dezinformata, duke publikuar tituj që reflektojnë dëshirën e tyre dhe të financuesve të tyre për ta parë Kosovën të dëmtuar e të njollosur, por jo realitetin e ri ku ligji tashmë sundon në tërësi”, ka shkruar Gërvalla, transmeton Telegrafi.
Sipas saj, “këto deklarata nuk janë asgjë më shumë se shpifje të turpshme dhe përpjekje të dëshpëruara për të manipuluar opinionin publik”.
“E vërteta është se asnjë dokument nuk ka humbur. Bëhet fjalë për një vonesë në mbërritjen e tyre në destinacion e përcaktuar – çështje kjo të cilën MPJD e ka adresuar me vendosmëri tek organet kompetente dhe duke e shkëputur kontratën me operatorin, i cili përkundër refuzimit të bazuar të MPJD-së, ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe jo nga MPJD”, ka shkruar ministrja.
Ajo thotë se MPJD vazhdon me përkushtim t’u shërbejë mërgimtarëve tanë, duke ndëshkuar sipas ligjit çdo akt papërgjegjësie dhe duke siguruar që përgjegjësitë ligjore të respektohen deri në fund.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me operatorin kontraktues, pasi ky i fundit s’ka arritur që të realizojë dërgesat diplomatike jashtë vendit sipas afateve të përcaktuara.
Në një përgjigje për Telegrafin MPJD njofton se operatori ekonomik për ofrimin e Shërbimeve Postare Diplomatike ka shkaktuar vonesa të papranueshme në dërgimin e dokumenteve.
“Ju informojmë se operatori ekonomik për ofrimin e Shërbimeve Postare Diplomatike, i cili ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit në muajin qershor të këtij viti, ka shkaktuar vonesa të papranueshme në dërgimin e dokumenteve”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se nuk bëhet fjalë për humbje dokumentesh, por për vonesa në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara.
“MPJD siguron qytetarët e Kosovës se pajisja me dokumente do të përshpejtohet dhe se asnjë tolerim nuk do të ketë për operatorët që cenojnë cilësinë dhe ritmin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe në media ishte raportuar se se kanë humbur 400 pasaporta të mërgimtarëve gjatë transportit, por që ministria thotë se ka pasur vetëm vonesa e jo humbje.
Ky lajm ka shkaktuar reagime të shumta të partive politike dhe deputetëve opozitarë në Kuvendin e Kosovës.
LDK e cilësoi këtë ngjarje si pasojë të paaftësisë dhe keqmenaxhimit të pushtetit aktual, duke theksuar se përveç dështimit në proceset diplomatike, qeveria nuk arrin të menaxhojë as postën diplomatike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj