LAJMI I FUNDIT:

Murtezani: Bashkëpunimi me KE-në vazhdon përmes monitorimit të zbatimit të reformave të dakorduara

Murtezani: Bashkëpunimi me KE-në vazhdon përmes monitorimit të zbatimit të reformave të dakorduara

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mëngjesin e sotëm zhvilloi takim tematik pune me gazetarët, në të cilin prezantoi Agjendën Reformuese të Maqedonisë së Veriut, e cila dje u miratua edhe zyrtarisht nga Komisioni Evropian, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kjo ngjarje, theksojnë nga atje, ishte një mundësi për të informuar mediat mbi aspektet kryesore të Agjendës, e cila fokusohet në zbatimin e reformave thelbësore socio-ekonomike dhe fundamentale gjatë periudhës 2024-2027, në përputhje me Planin për Rritje të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Murtezani prezantoi elementet kryesore të Agjendës Reformuese, duke përfshirë bazën ligjore, strukturën e reformave dhe indikatorët për monitorimin e tyre. Theks i veçantë u vu mbi hapat dhe kushtet për pagesë sipas Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon pagesa bazuar në përmbushjen e mjaftueshme të hapave reformuese. Përmes kësaj Agjende, vendi do të ketë qasje në ndihmën financiare të Bashkimit Evropian, duke mundësuar integrim ekonomik të rëndësishëm dhe harmonizim me standardet evropiane”, thuhet në njoftim.


Murtezani, shtojnë nga atje, theksoi se bashkëpunimi me Komisionin Evropian vazhdon përmes monitorimit të vazhdueshëm të progresit dhe përmbushjes së reformave të dakorduara, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe përforcimin e institucioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori