Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes, që la të vrarë të paktën pesë persona, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.
Organizata Kombëtare e Inteligjencës ka shënjestruar disa “vendndodhje strategjike” që përdoren nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) apo nga milicitë kurde siriane, që janë të lidhur me militantët, raportoi agjencia Anadolu.
Caqet përfshijnë caqe ushtarake, të inteligjencës, energjisë, infrastrukturës dhe depo të municioneve. Ndërkaq, një zyrtar i sigurisë tha se gjatë sulmeve të enjten janë përdorur dronë.
Të mërkurën, forcat ajrore turke kryen sulme ajrore ndaj caqeve të ngjashme në veri të Sirisë dhe në veri të Irakut, disa orë pasi zyrtarët qeveritarë fajësuan PPK-në për sulmin vdekjeprurës në selinë e kompanisë së mbrojtjes, TUSAS.
Sulmuesit – një burrë dhe një grua – shkuan në ndërtesën e TUSAS-it, në periferi të Ankarasë, me një taksi që ata e morën pasi e vranë shoferin, tha Anadolu. Të armatosur me pushkë sulmuese, ata aktivizuan eksplozivë dhe hapën zjarr, duke vrarë katër persona në TUSAS, përfshirë një pjesëtar të sigurisë dhe një inxhinier mekanik.
Autoritetet thanë se edhe mbi 20 persona mbetën të plagosur, teksa shtuan se kanë vrarë dy sulmuesit e dyshuar.
PPK-ja ende nuk ka reaguar për sulmin në Ankara, apo për sulmet ajrore të Turqisë.
TUSAS dizajnon, prodhon dhe monton avionë civilë dhe ushtarakë, dronë dhe pajisje të tjera për industrinë e mbrojtjes dhe për sistemet ajrore.
Sulmi në Ankara ndodhi një ditë pasi partia nacionaliste e ekstremit të djathtë në Turqi – që është partnere e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan – përmendi mundësinë e faljes së liderit të burgosur të PPK-së, nëse ai do të hiqte dorë nga dhuna dhe do të shpërbënte organizatën e tij.
Grupi i Abdullah Ocalanit që nga vitet ’80 lufton për autonomi në juglindje të Turqisë, në konfliktin që ka vrarë dhjetëra mijëra persona. PPK-ja konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje