Deputeti Monika Kryemadhi sulmoi prokurorët e Prokurorët e Posaçme SPAK, duke i quajtur vegla të kryeministrit Edi Ramës.
Pas ndërprerjes së seancës në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj saj dhe Ilir Metës, Kryemadhi nuk u kursye ndaj tyre.
“Sapo pash 3 musketjerët e drejtësisë së Edi Ramës, Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajhën dhe gjyqtarin Erion Çela. Ishte eksperienca ime e parë në sallë gjyqi. Pati mashtrim të drejtpërdrejtë nga prokurori Arben Kraja kur tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin, ku të gjithë jeni dëshmitarë që meta u rrëmbye nga një grup banditësh pa identifikim dhe me kallashnikov. Kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që janë ngritur”, tha Kryemadhi.
“Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na la kohë 3 orë për t’u njohur me provat. Dosjen që të gjithë ju keni shpërndarë nëpër media, që në fakt, qoftë prokuroria apo qoft gjykata kanë shkelur nenin 279 të kodit të procedurë spenale të nxjerrjes së sekretit hetimor. Kjo godina këtu nuk është drejtësia e re, por departamenti i marrëdhënieve të publikut, propagandës dhe mashtrimit të Edi Ramës. Sot, kam kuptuar që veglat njëpërdorimshme të Edi Ramës dhe gjithë grupit të strukturuar kriminal, që nga inceneratori i Tiranës, që nga 5D e famshme, i pamë në fytyrat e tyre të veshur me togat e zeza”, tha Kryemadhi.
“Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të manipuluar dhe kriminale”, tha bashkëshortja e Ilir Metës.
Kryemadhi u vendos përballë faktit se si argument për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj saj, prokurori i çështjes ka marrë si rrethanë lehtësuese faktin se ajo gjatë kohës së hetimit ka qenë në trajtim mjekësor, shkruan A2.
Por, ish-kryetarja e LSI, e cila akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash e mohoi këtë pretendim të organit të akuzës, duke shpjeguar edhe historikun e operacioneve të saj.
Kryemadhi zbuloi se ajo ka kryer ndërhyrje për shkak të kancerit në qafën e mitrës dhe prej 2019 ndiqet nga mjekët në spitalin shtetëror të San Marinos, raporton A2.
“Gjatë hetimit unë në trajtim mjekësor? Unë trajtimin mjekësor e kam filluar nga 2013 që jam konstatuar me kancer në qafën e mitrës, deri në vitin 2019 kur kam bërë operacionin final, pasi kam pasur tre ndërhyrje. Në 2019 unë jam operuar dhe kam kaluar një gjendje shumë të vështirë. Normal që kontrollohem çdo vit, bëj analizat kancerogjene që i shoh në organizëm dhe ndiqem nga mjeku. Ndiqem në San Marino që ta dini dhe ndiqem në spitalin shtetëror të San Marinos. Dhe e dyta nuk jam e sëmurë. Ky është një proces që është bërë për t’i mbyllur gojën Ilir Metës, pavarësisht pozicioneve që kam unë”, tha Kryemadhi.
Më tej, Kryemadhi tha se Gjykata e Posaçme ka provokuar atë dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, duke i futur në një sallë për vlerësimin e masën e sigurisë.
“Nuk flas fare për zotin Meta, sot kanë bërë një provokim shumë të hapur për familjen time. Në mënyrë të qëllimshme na kanë futur në një sallë për të marrë masa arresti në grup, ku secili nga ne është për masë individuale”, tha Kryemadhi pasi doli nga seanca, e cila u ndërpre për të rinisur në orën 13:30.
E pyetur se çfarë thanë prokurorët në sallë, Kryemadhi u përgjigj: “Ku kanë b*thë me fol ata… Arben Kraja a e ka mbesën drejtoreshë prokurimesh në Bashkinë e Tiranës? Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”.
Kryemadhi sulmoi edhe ish ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin. “Unë nuk jam besimplotë në SPAK, as te drejtësia e Romana Vlahutin. A e dini kush e ka trajnuar BKH-në, burri i Romana Vlahutinit, ai e ka fituar projektin e BE-së për trajnimin e tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A