LAJMI I FUNDIT:

Rreth 42 për qind e të rinjve duan të largohen nga Maqedonia e Veriut

Rreth 42 për qind e të rinjve duan të largohen nga Maqedonia e Veriut

Nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore, shumica e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, 42.67 për qind e tyre, shprehën dëshirën për t’u larguar nga vendi për shkak të standardit dhe kushteve të dobëta sociale, jetësore dhe ekonomike, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i “Fondacionit Friedrich Ebert”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas rezultateve të “Studimit për të rinjtë nga Evropa Juglindore 2024”, vendin e radhës në atë listë e zë Bosnja dhe Hercegovina, ku do të emigronin 31.18 për qind e të rinjve dhe në Shqipëri kjo përqindje është 36.9.

Ndërsa për vendet e tjera të rajonit, në Kroaci 21.62 për qind e të rinjve shprehën nevojën për t’u larguar nga vendi.


E njëjta situatë është edhe në Kosovë, ku 27.83 për qind e të rinjve janë të pakënaqur me standardin e jetesës.

Në Serbi dhe Slloveni, 25 për qind e të rinjve shprehën dëshirën për t’u larguar nga vendi, ndërsa në Greqi ky numër është 31.26 për qind.

Në Bullgari dhe Rumani, sondazhi tregoi gatishmërinë më të vogël të të rinjve për t’u larguar nga vendet e tyre.

Sondazhi u krye në një kampion prej 8.943 të rinjsh nga Evropa Juglindore, nga mosha 14 deri në 29 vjeç dhe tregoi se 23 për qind e tyre e shohin pagën më të mirë si një nga arsyet kryesore për t’u larguar nga vendi./Telegrafi/