Ilir Meta mund të ishte sot duke dhënë mësim në fakultet, por ende pa mbaruar studimet në dhjetor të ‘90-tës, vendosi t’i futej rrugës së politikës, për të kapur, si rrallëkush brenda tri dekadash, majat e profesionit të dytë me të vjetër në botë, politikës, si ministër, kryeministër, kryetar parlamenti dhe president republike.
Ai u arrestua rrëmbyeshëm me akuzat për pastrim parash, për mos deklarim pasurie dhe korrupsion. Bashkëshortja e tij dhe bashkudhëtarja politike deri para pak muajsh, po hetohet në gjendje të lirë.
I vetëbërë në politikë, Meta u bë kryeministri më i ri i tranzicionit, në moshën 29-vjeçare. I vlerësuar si kryeministër i suksesshëm më 1999-2001, Meta synoi shumë shpejt gjithçka. Dha dorëheqjen pas përplasjeve me kryetarin e PS-së, Fatos Nano, dhe u nxitua të krijonte LSI- në më 2004. Nëse do të kishte përvojën e durimit strategjik, një vit më pas ai mund të ishte kryetari i natyrshëm i PS-së.
Me LSI-në, Meta arriti të thyejë përkohësisht dypolin PS-PD. Forca e krijuar prej tij bëri të mundur rotacionin më 2005 dhe 2013. Aleanca me PS-në, më 2013, i dhuroi pushtet për herë të dytë LSI-së, pas katër vjetëve me PD-në.
Aleanca me Ramën është dhe fillimi i fundit të LSI-së.
Kur partia e krijuar prej tij nuk mundi të luante rolin e “kingmaker-it”, mbeti vetë “king”. Katër vjet kryetar parlamenti dhe pesë vjet president i Republikës ishin dhe majat e pushtetit personal të Metës. Nga lartësia e kreut të shtetit ai përballoi dy “votëbesime” nga shumica që e zgjidhim, por pa edhe rrudhjen e LSI-së që u mundua ta ripërtërinte pas mandatit presidential (2017-2022) duke e riformatuar si Partia e Lirisë.
“Pushteti lodh ata që nuk e kane”! Lëre pastaj ata që e kanë! Kjo maksimë u provua me Metën dhe partinë e tij. Akuzat për korrupsion, përballjet në vite me prokurorët, paranoja që sjell për cilindo qoftë pushteti i gjatë dhe retorika e pakontrolluar, i sollën kosto politike, familjare dhe së fundmi edhe ligjore.
Në gjykatë Meta do të ballafaqohet me një hetim pesëvjeçar të SPAK-ut për pastrim parash, mos deklarim pasurie dhe korrupsion. Ai sot po përjeton një nga episodet më të errëta të karrierës së tij. Ashtu siç historia do të tregojë çfarë ai ka dhënë për politikën shqiptare dhe për vendin, drejtësia do të tregojë se çfarë ka marrë prej tyre. Tani, beteja e radhës e Metës është me drejtësinë që mund të vendosë epilogun e një karriere të mbushur me kontradikta. Në politikë ai ka vërtetuar thënien se mund të vdesë disa herë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame