Gazetarja investigative Klodiana Lala ka dhënë detaje nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK që çuan në pranga ish presidentin Ilir Meta.
Lala shpjegoi se një nga momentet e hetimit është dyshimi se Ilir Meta favorizoi kompaninë DIA të Kastriot Ismailaj duke ndikuar te CEZ që të bënte marrëveshje me kompaninë e Ismailajt për mbledhjen e borxheve dhe më pas dyshohet se ka marrë rryshfet.
“SPAK ka ngritur tre akuza për Metën, korrupsion të funksionarëve të lartë shtetëror, e dyta pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehje e pasurisë. Për zonjën Kryemadhi është caktuar masë detyrim paraqitje për të njëjtat akuza. Për shtetatin Pirro Xhixho, është caktuar masë arrest në shtëpi për veprën penale të korrupsionit. Për Ema Coku, është caktuar masa detyrim paraqitje për veprën penale pastrim parashë”, ka thënë Lala.
Ajo ka sqaruar se njëra nga akuzat ka të bëjë me CEZ-DIA, ku ka patur edhe një biznesmen të dënuar, Kastriot Ismailaj.
“Pasi u kryen disa veprime, Romeo Kara, iu drejtua prokurorisë për krime të rëndë, dosja u regjistrua dhe pastaj u trashëgua në SPAK. SPAK ngre dyshime se ish presidenti, në atë kohë ish ministër i energjitikës, ka njohur biznesmenin Kastriot Ismailaj dhe ka ndihmuar të lidhë kontrata për mbledhjen e borxheve,” tha gazetarja.
“Kompania CEZ lidhi kontratë me DIA për të mbledhur borxhet e prapambetura. Sipas SPAK ka dyshime që Meta për shkak të lidhjeve që ka patur me Kastriot Ismailaj ka ndërmjetësuar kontaktet mes CEZ dhe Kastriot Ismailaj. Përdoret dëshmia e Jozef Hajsek dhe përgjimet e kryera nga ish ministri Dritan Prifti. Janë bazuar në dëshminë e Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e Kastriot Ismailaj. Është marrë dëshmia e shtetasit Elvis Mataj”, shtoi gazetarja.
Sipas Lalës, për të vërtetuar lidhjen me Ismailaj dhe Metës, në muajt prill-gusht 2010, Meta dhe Ismailaj kanë patur 115 telefonata ose mesazhe. “Pretendohet se Meta ka përfituar rryshfet nga ana e biznesmenit, prandaj është vepra penale e korrupsionit. Sipas prokurorëve, është verifikuar rryshfeti dhe ka dyshime se për shkak të atributeve të Metës, sepse DIA nuk përmbushte kriteret, dhe pretedon se duke qenë se ka ndërhyrë në lidhjen e kontratave ka pëfituar shumën 649 milionë lek, pra kjo është shuma e kompanisë. Mes të tjerave përmenden mesazhe mes Metës dhe Ismailaj, ku identifikohen numrat e të dyve dhe flitet për rreth 200 mijë euro”, tha ajo.
“Zoti Meta pretendon se nuk ka lidhje, e njeh Ismailajn por nuk ka patur asnjë rol. Një pretendim tjetër, ka të bëjë me udhëtimet dhe takimet në Vjenë, janë një sërë bashkëpunëtorësh të cilët përkojnë udhëtimet dhe akomodimet mes Metës dhe Ismailajt”, tha Lala gjatë emisionit Oponion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje