Forcat Mbrojtëse të Izraelit të hënën deklasifikuan informacione nga inteligjenca mbi qendrën financiare të grupit terrorist Hezbollah, duke përfshirë një bunker të fshehur nën një spital në Bejrutin jugor që sipas izraelitëve përmban qindra miliona dollarë në para dhe ar.
Izraeli zgjeroi fushatën e tij kundër Hezbollahut të dielën mbrëma, duke nisur një seri sulmesh për të dobësuar aftësinë e grupit terrorist të mbështetur nga Irani për të financuar operacionet e tij, transmeton Telegrafi.
“Forcat ajrore izraelite kryen një seri të sulmeve precize mbi qendrën financiare të Hezbollahut”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari.
“Një nga objektivat tona kryesore mbrëmë ishte një kasafortë nëntokësore me dhjetëra miliona dollarë në para dhe ar. Paratë po përdoreshin për të financuar sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit”, tha ai, pa specifikuar nëse të gjitha paratë u shkatërruan në sulm.
Hagari më pas iu referua një bunkeri të veçantë të mbushur gjithashtu me para dhe ar nën një spital në Bejrut, por tha se kasaforta nuk ishte shënjestruar ende nga IDF.
“Sipas vlerësimeve që kemi, ka të paktën gjysmë miliardë dollarë në kartëmonedha dhe ar të ruajtur në këtë bunker. Këto para ende mund të përdoren për të rindërtuar shtetin e Libanit”, tha Hagari.
Gjatë konferencës, Hagari prezantoi një hartë që tregon vendndodhjen e bunkerit, nën spitalin Al-Sahel në periferinë jugore të Bejrutit të njohur si Dahiyeh, ku Hezbollahu është kryesisht i bazuar.
Ai u bëri thirrje autoriteteve libaneze dhe organizatave ndërkombëtare që të parandalojnë Hezbollahun nga përdorimi i “parave për terror dhe për të sulmuar Izraelin”, dhe paralajmëroi se forcat ajrore izraelite po monitorojnë kompleksin. /Telegrafi/
“Tonight, I am going to declassify intelligence on a site that we did not strike—where Hezbollah has millions of dollars in gold and cash—in Hassan Nasrallah’s bunker. Where is the bunker located? Directly under Al-Sahel Hospital in the heart of Beirut.”
Listen to IDF Spox.… pic.twitter.com/SjMZQpKqoJ
— Israel Defense Forces (@IDF) October 21, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje