LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 33 vjeçar në një aksident në rrugën Gjilan – Kamenicë, lëndohen edhe dy të tjerë

Vdes një 33 vjeçar në një aksident në rrugën Gjilan – Kamenicë, lëndohen edhe dy të tjerë

Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë marr lëndime trupore sot rreth orës 06:40 në një aksident në rrugën e Kamenicës afër një pompe të karburanteve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë.


“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan- Kamenicë afër pompës së karburanteve ‘Hip Petrol’. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes.

Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendres Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndrruar jetë”, ka thënë Hashani.

Tutje ai tha se drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

“Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë”, tha ndër të tjera Hashani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës, reagon Policia e Shtetit: Ka fyer efektivët, arsyeja pse u nxor me forcë nga mjeti

Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës, reagon Policia e Shtetit: Ka fyer efektivët, arsyeja pse u nxor me forcë nga mjeti

Lajme
Dalin pamje nga momenti i arrestimit të Ilir Metës

Dalin pamje nga momenti i arrestimit të Ilir Metës

Lajme
Geci flet në Hagë për Komunikatën 59: Pas familjes Jashari tentuan të na likuidojnë familjen tonë

Geci flet në Hagë për Komunikatën 59: Pas familjes Jashari tentuan të na likuidojnë familjen tonë

Drejtësi
Starlinku autorizohet për ofrimin e shërbimeve në territorin e Kosovës

Starlinku autorizohet për ofrimin e shërbimeve në territorin e Kosovës

Lajme
Tollovia në Merdar u kushton bizneseve, Rohde: Do ta monitorojmë procesin e importit të mallrave nga Serbia

Tollovia në Merdar u kushton bizneseve, Rohde: Do ta monitorojmë procesin e importit të mallrave nga Serbia

Lajme
Kryemadhi pas vendimit të gjykatës për masën ‘detyrim paraqitje', hedh akuza ndaj Edi Ramës

Kryemadhi pas vendimit të gjykatës për masën ‘detyrim paraqitje', hedh akuza ndaj Edi Ramës

Lajme
Kalo në kategori