LAJMI I FUNDIT:

Italia në alarm të kuq nga përmbytjet, shënohet viktima e parë

Italia në alarm të kuq nga përmbytjet, shënohet viktima e parë

Italia është përfshirë së fundmi nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.

Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.

Bëhet e ditur se nga përmbytjet janë prekur edhe Ravena Modena, Reggio Emilia dhe shiu e bëri situatën kritike në të gjitha rrugët e Apenineve.


Një veturë në Pianoro u godit nga një valë përmbytjeje, gjë që rezultoi në vdekjen e një 20-vjeçari, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe ndërsa presidentja në detyrë e Rajonit, Irene Priolo fton njerëzit të ndjekin udhëzimet e kryetarëve të bashkive, veçanërisht në lidhje me rrugët e pakalueshme dhe evakuimet nga katet e sipërme të ndërtesave, kryetari i bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore ka këshilluar qytetarët përmes rrjeteve sociale që të mos dalin në rrugë dhe të mos përdorin veturën.

Në bazë të parashikimeve të disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushte të pafavorshme moti i cili parashikon që reshjet të vazhdojnë në Campania, Pulia, Basilicata dhe Kalabria.

Alarmi portokalli vlen në veçanti për Kalabrinë jugore, një pjesë të madhe të Emilia-Romagna, zona të Veneto-s dhe Basilicata-s dhe zonat juglindore të Lombardisë.

Alarmi i verdhë vlen për Campanian, Pulian, Abruzzon, Molisen dhe zonat e Marches, Kalabrisë, Basilicatas, Toscanas, Emilia-Romagnas, Piemontes, Lombardias, Venetos dhe provincës autonome të Bolzanos. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ai u vra në shtëpinë time të rrënuar": Një burrë nga Gaza rrëfen momentin kur pa pamjet e vrasjes së udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar

Botë
Sistemi që lëviz ujin rreth Tokës është jashtë ekuilibrit për herë të parë në historinë njerëzore

Sistemi që lëviz ujin rreth Tokës është jashtë ekuilibrit për herë të parë në historinë njerëzore

Botë
Publikohen pamjet e liderit të Hamasit

Publikohen pamjet e liderit të Hamasit "pak orë" para sulmit të 7 tetorit - çfarë po fshihte ai në tunelin nëntokësor në jug të Gazës?

Azia
Rusia humbi 24,000 trupa në vetëm tri javë, thotë Kievi

Rusia humbi 24,000 trupa në vetëm tri javë, thotë Kievi

Botë
Hakohet një billbord në Serbi - shqiponja dykrenare

Hakohet një billbord në Serbi - shqiponja dykrenare "kap për fyti" atë me prapavijë të flamurit serb

Serbia
Thuhet se lëndoi kokën në një aksident në shtëpi, Lula i Brazilit anulon udhëtimin në samitin e BRICS në Rusi

Thuhet se lëndoi kokën në një aksident në shtëpi, Lula i Brazilit anulon udhëtimin në samitin e BRICS në Rusi

Botë
Kalo në kategori