LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë të një veture në Ferizaj 

Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë të një veture në Ferizaj 

Me datën 16.10.2024 rreth orës 18:45 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën “Josip Rela” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes së rëndë.

Policët e rendit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, e më edhe hetuesit rajonal,  të cilët kanë mësuar se persona të panjohur kishin vjedhur nga garazha e një shtëpie një veturë BMW X6 dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Hetuesit rajonal nën aturizim të prokurorit të shtetit kanë nisur hetimet dha pas një pune intenzive në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, fillimisht kanë identifikuar një person, i cili me makinën e tij e sjell një personin tjetër deri te shtëpia e viktimës dhe arrin të vjedhë veturën dhe të largohet në drejtim të panjohur.
Hetuesit rajonal me datën 17.10.2024 arrijnë të arrestojnë të dyshuarin e parë M.H (M/K) i moshës 51 vjeçar , të cilin pasi e intervistojnë me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, në vazhdën e hetimeve,  nga hetuesit rajonal është identifikuar edhe i dyshuari kryesor, i cili kishte arritur që përmes vendosjes së një palë targave të huaja të kalon territorin e Kosovës dhe të largohet në shtetin e Serbisë.


Pas shumë përpjekjeve,  hetuesit rajonal kanë rënë në kontakt me të dyshuarin F.D (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili me datën 19.10.2024 është dorëzuar në pikën kufitare me Serbinë, ndërsa ka dorëzuar edhe veturën BMW X6 tek hetuesit rajonal.

Nën përcjellje të policisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit,  me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt  hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar përkohësisht vetura, deri sa të përfundojnë procedurat e kthimit te pronari i saj.

Rasti është cilësuar ” Vjedhje e rëndë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori