LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Kemi plan për të zhvilluar ekonominë e shkatërruar që e la pas LSDM-ja

OBRM-PDUKM: Kemi plan për të zhvilluar ekonominë e shkatërruar që e la pas LSDM-ja

“Të mos shqetësohet LSDM, Maqedonia po ecë në drejtim të duhur dhe ekonominë e shkatërruar që lanë, qeveria me në krye OBRM-PDUKM ka plan dhe program për ta zhvilluar”, ka reaguar sot partia e Mickoskit përmes një kumtese për media.

“LSDM nga opozita shtiret rrejshëm për qytetarët dhe ekonominë, kishin shtatë vite për të zhvilluar Maqedoninë dhe për të rritur ekonominë. Por në vend të kësaj, ata lanë një ekonomi të rrënuar, institucione të shkatërruara, buxhet të zbrazët. Për dallim nga LSDM, OBRM-PDUKM në pushtet ndërmerr masa konkrete për ringjalljen e ekonomisë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve. Për vetëm dy muaj qeverisje, OBRM-PDUKM solli katër investime të huaja, prej të cilave vetëm një është në vlerë mbi 500 milionë dollarë dhe mbi 1.500 vende të reja pune”, kanë thënë në OBRM-PDUKM.

Në kumtesë thuhet se qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM rriti pensionet për 5.000 denarë rritje lineare për të gjithë pensionistët, pason rritje e pagave të punonjësve në arsim ku deri në fund të mandatit do të arrijë 46%.


“Më shumë se katër miliardë euro vetëm në fazën e parë do t’u ndahen të gjitha komunave për realizimin e projekteve kapitale dhe infrastrukturore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në ringjalljen e ekonomisë duke mundësuar kështu zhvillim të balancuar ekonomik”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori