LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të Gjykatës në Romë, 12 emigrantët në Gjadër do të kthehen në Itali – mbërrin në Shëngjin anija për t’i marrë

Pas vendimit të Gjykatës në Romë, 12 emigrantët në Gjadër do të kthehen në Itali – mbërrin në Shëngjin anija për t’i marrë

Anija “Guardia costiera” është ajo që do të marr refugjatët që erdhën të mërkurën në Shqipëri, për t’i rikthyer në Itali.

Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania anija ka mbërritur dhe është ankoruar në Portin e Shëngjinit.

Të premten gjyqtarët e Seksionit të Emigracionit të Gjykatës së Romës kanë vendosur se 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen në Itali, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.


Gjykata e Romës nuk e vlerësoi të ligjshëm vendosjen e emigrantëve brenda qendrës italiane në Gjadër në Shqipëri.

Siç raportohej vendimi ishte i pritur, pasi kështu parashikohet në vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, marrë më 4 tetor, para nisjes së funksionimit të qendrave të pritjes në Shqipëri, nën juridiksionin italian.

Mëngjesin e të mërkurës anija “Libra” kishte mbërritur pranë brigjeve të portit të Shëngjinit me emigrantët e parë afganë. Anija ishte shoqëruar nga dy varka të tjera të policisë.

Ndryshe, marrëveshja për emigrantët ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë ishte arritur në parim në gusht të 2023, kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni erdhi me traget nga Puglia për të pushuar me familjen e homologut shqiptar Edi Rama në Vlorë.

Marrëveshja më pas ishte nënshkruar në nëntor të 2023.

Porti i Shëngjinit parashihej të ishte porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Evropë përmes Italisë, sipas protokollit për menaxhimin e fluksit të emigrantëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori